E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Tafaj Ne vitin 2013 gjuha angleze do te jete provim i detyruar

Përveç matematikës dhe letërsisë, në vitin 2013 si provim i detyruar i maturës shtetërore do të jetë dhe gjuha angleze.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, pranoi se njohuritë e anglishtes në shkollat e zonave rurale janë problematike, por vitet e fundit numri i maturantëve që kanë zgjedhur gjuhën angleze si lëndë me zgjedhje në provimet e maturës ka ardhur në rritje.

Këtë deklaratë ministri Tafaj e bëri gjatë një takimi me nxënës të shkollës së mesme artistike “Jordan Misja” në Tiranë, të cilët u çertifikuan për TOEFL, projekt i mbështetur nga Ambasada amerikane.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili nxiti të rinjtë të rrisin përgatitjen akademike për të përballuar konkurrencën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›