E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faturistet e Fierit, 30 dite burg

Dy faturistet e KESH-it te Fierit te akuzuar per "vjedhje te energjise elektrike" do te qendrojne ne qeli per 30 dite. Vendimi per Zani Hajro dhe Agim Ndreko eshte marre dje nga Gjykata e Rrethit te Fierit. I njejti trup gjykues vendosi qe ndaj qytetareve Pajtim Malaj dhe Alfred Golloshi, mbi te cilin rendon e njejta akuze, masa e sigurise te jete "arrest shtepie". Tre personat kane kundershtuar akuzat, duke pretenduar se nuk kane dore ne manipulimin e matesve te energjise elektrike. Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura, per te mos bere publike sekrete te grupit hetimor si pergjimet telefonike apo prova te tjera.
Xh.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›