NATO dhe oferta per Ballkanin
Nga Mark John*
NATO ka nisur te shqyrtoje shpresat per pranim te 5 vendeve qe aspirojne anetaresimin te enjten ndersa Aleanca mendon se nje zgjerim i ri drejt lindjes synon konsolidimin e stabilitetit te Ballkanit, por nderkohe mund te rrise tensionet me Rusine.
Takimi i ministrave te Jashtem ne Bruksel do te vleresoje gatishmerine e treshes se vendeve te Adriatikut - Kroaci, Shqiperi dhe Maqedoni - plus Ukrainen dhe Gjeorgjine per t'iu afruar objektivit te anetaresimit ne aleancen ushtarake perendimore.
Diplomatet vleresojne se Kroacia ka me shume te ngjare qe te fitoje nje ftese per t'iu bashkuar NATO-s ne nje Samit te Aleances ne muajin prill. Asaj mund t'i bashkohen Shqiperia dhe Maqedonia, megjithese Maqedonia eshte duke u perballur me kercenimin grek per te bllokuar kerkesen e saj si pasoje e nje konflikti te hershem mbi emrin e saj.
Gjeorgjia dhe Ukraina mundet qe ne rastin me te mire te shpresojne se do t'u ofrohet i quajturi "Plan-veprimi per anetaresim" per t'i pergatitur ato per anetaresim ne nje afat te mevonshem, megjithese vendet evropiano-perendimore, perfshi Gjermanine dhe Francen, dyshojne se ato jane te gatshme edhe per kete.
Megjithese Rusia nuk mund te bllokoje hapat per anetaresim ne NATO, aleatet e dine se thellimi i lidhjeve me ish-Republikat Sovjetike te Ukraines dhe Gjeorgjise rrezikon te demtoje akoma me tij lidhjet me Mosken, te cilat tashme jane tensionuar ndjeshem lidhur me mbeshtetjen perendimore ndaj shkeputjes se Kosoves prej Serbise.
Edhe SHBA, tradicionalisht nje mbeshtetese e vendosur e aspiratave te dy vendeve per t'iu bashkuar NATO-s, jane te kujdesshme mbi perspektiven e tyre perpara bisedimeve te Brukselit.
"SHBA ne parim kane thene gjithmone se ...kur vendet jane te gatshme per keto etapa te ndryshme NATO-ja duhet te kete nje dere te hapur per to", tha Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleza Rajs, e cila aktualisht ndodhet ne Bruksel. "Ky vazhdon te jete pozicioni yne. Por mendoj se ne do te kemi diskutime mbi kete", i deklaroi ajo gazetareve.
Ulja e tensioneve
Tensionet politike ne krahun lindor te NATO-s u zbuten te merkuren ndersa Ukraina dhe Rusia arriten nje marreveshje per te rikthyer furnizimin me gaz te Ukraines, duke shmangur rrezikun e nderprerjes se furnizimeve per Evropen perendimore.
Por pervec perplasjes mbi pavaresine e Kosoves - te cilen Moska e kundershton me vendosmeri - aleatet e NATO-s dhe Rusia vazhdojne te perplasen mbi ceshtje te ndryshme duke filluar nga nje mburoje e planifikuar amerikane per raketat ne Evropen Lindore te nje konflikt mbi nje traktat kyc evropian per armet.
Ne Ballkan, incidentet e dhunshme ne veri te Kosoves dhe nje bojkot gjithnje ne rritje nga serbet lokale ndaj institucioneve te Kosoves kane shtuar friken per nje ndarje de facto te veriut te dominuar nga serbet prej pjeses tjeter te vendit te dominuar nga shqiptaret etnike.
Komandantet e NATO-s kane perforcuar forcat e sigurise prej 16000 vetash te Aleances dhe thone se tani situata eshte nen kontroll.
Megjithate perpjekjet per te thelluar lidhjet e NATO-s ne rajon kane hasur ne nje pengese pas kercenimit te anetarit te Aleances, Greqise, per te bllokuar hyrjen e Maqedonise ne nje konflikt mbi ceshtjen e emrit. Greqia nuk e pranon emrin Maqedoni, duke thene se kjo nenkupton ambicie territoriale nga fqinji i saj kunder krahines se saj veriore te Maqedonise, vendlindja e Aleksandrit te madh.
Nese Greqia do te vere ne jete kercenimin e saj per te bllokuar kerkesen e Maqedonise, kjo do te kishte nje efekt godites per Shqiperine, me disa prej kryeqyteteve te NATO-s qe argumentojne se do te ishte me mire te shtyhej ndonje ftese per Shqiperine ne menyre qe Maqedonia te mos lihej mbrapa.
Kjo do te thote se Samiti i NATO-s, ne muajin Prill, do te leshoje vetem nje ftese per Kroacine, e cila konsiderohet gjeresisht si kandidati me i perparuar per sa i perket reformave te nevojshme per anetaresim.
(*) Marre nga: "The Washington Post"