E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faubert vendos të largohet

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 16:25

Julien Faubert ka thënë se do të largohet nga West Ham United gjatë verës, pas kritikave të ashpra ndaj klubit për tretmanin ndaj tij pas mungesës në humbjen nga Birminghami.

Faubert ishte akuzuar për largim nga ekipi para humbjes 1-0 në fillim të muajit, por francezi kishte insistuar se ishte i brengosur për shëndetin e djalit të tij që ishte i shtrirë në spital.

“Tregimi im me West Hamin ka ardhur në fund. Në teori kam edhe dy muaj për të luajtur për ta këtë sezon, por e di se nuk do të më ftojnë”, tha Faubert për Daily Mail.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›