E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi egjiptian në krizë

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 21:10

Asgjë nuk duket si më parë. Të paktën për sektorin e turizmit, i cili ishte mësuar të siguronte me miliona dollarë.

Fjala është për Egjiptin, i cili shquhet për një nivel të lartë të këtij sektori, i cili për fat të keq ka pësuar një tronditje të ndjeshme nga zhvillimet e fundit në këtë vend.

Kështu, autoritetet vendase tregojnë për një humbje ditore nga sektori i turizmit prej 27 milionë dollarë.

Kjo pasi siç shpjegojnë ata, turistët, të paktën në këtë periudhë, e kanë të vështirë të vizitojnë vendin ku plasën protestat dhe njerëzit vriteshin rrugëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›