E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faza III, nis sot "lufta" e objektivave në Superligë

Pas një jave të mbushur me polemika të zhurmshme mbi përcaktimin e vendit të parë në tabelë, ashtu edhe në lidhje me dhunën që mbylli Fazën II, sot fjalët do t‘ia lënë vendin fushës së lojës, e cila do të luajë aktin e parë të Fazës III. Kjo fazë e fundit pritet të dhurojë futboll të bukur dhe plot emocione, për vetë faktin se thuajse të gjitha skuadrat janë përfshirë nga ethet e objektivave. Disa synojnë titullin, disa të tjera një vend sa më të lartë për të luajtur në Kupat e Evropës, ndërsa gjysma e skuadrave shpreson shmangien e rënies nga kategoria, ose rrezikun e ndeshjeve "play-off". Ndërsa Vllaznia duket se do të shpresojë deri në orën 15.00 në një vendim pro të UEFA-s për ankesën e tyre për vendin e parë, Kategoria Superiore do të luajë javën e parë të Fazës III, e 23-ta sezonale, ku 6 skuadrat e para të renditjes do të presin gjashtë skuadrat e fundit të tabelës. Tirana e vendit të parë (e renditur në këtë pozicion mes polemikave të shkodranëve vetëm një ditë pas përfundimit të Fazës II) do të presë Lushnjën e vendit të fundit, i njëjti kundërshtar, që u përball me bardheblutë në javën e fundit të Fazës II. Vllaznia do të luajë në "Loro Boriçi" me Bylisin, ndërsa Dinamo do të presë Apoloninë. Rivalitet më i madh në tri ndeshjet e tjera, ku përballen skuadrat e mesit të tabelës. Shkumbini sërish do të presë Flamurtarin, ndërsa Teuta dhe Besa presin përkatësisht Partizanin dhe Elbasanin.

Superiore

Java 23/Ndeshjet

Sot

Tirana-Lushnja A. Taullai

Dinamo-Apolonia A. Janku

Vllaznia-Bylis E. Jorgji

Shkumbini-Flamurtari K. Meta

Teuta-Partizani P. Lapi

Besa-Elbasani E. Hoxha

*Ndeshjet luhen të gjitha në orën 15.00

Klasifikimi

Skuadra N Pikë

1. Tirana 22 41

2. Vllaznia 22 41

3. Dinamo 22 38

4. Shkumbini 22 36

5. Besa 22 32

6. Teuta 22 29

7. Partizani 22 25

8. Elbasani 22 25

9. Flamurtari 22 25

10. Apolonia 22 24

11. Bylis 22 21

12. Lushnja 22 19



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›