Qeveria i heq borxhet OSSH pas privatizimit
Një vendim qeverie dje lehtësoi borxhet e kompanisë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, që formalisht u shit për 102 milionë euro në shtator të vitit të kaluar, por që negociatat e mëvonshme dhe që nuk janë mbyllur ende, duket se do ta përgjysmojnë vlerën reale të arkëtuar nga qeveria për këtë kompani. Vendimi i djeshëm heq nga lista e pasiveve të OSSH-së dy kredi të marra nga institucionet financiare ndërkombëtare, transferon asete të KESH-it për te OSSH-ja dhe i jep kompanisë së privatizuar koncesione të tjera. Qeveria e Kryeministrit Sali Berisha e miratoi vendimin në mbledhjen e djeshme. Nuk u dhanë shpjegime për arsyet e këtyre ndryshimeve dhe as nuk u sqaruan pasojat në vlerat financiare të arkëtuara nga buxheti për këtë privatizim. "Nga ky rregull bëjnë përjashtim kreditë, ndërmjet KESH-it sh.a. dhe Bankës Evropiane të Investimit, në shumën 2,3 (dy presje tre) miliardë lekë dhe ndërmjet Republikës së Shqipërisë e Bankës Botërore, në shumën 2,68 (dy presje gjashtëdhjetë e tetë) miliardë lekë, sipas specifikimeve, të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, detyrimet e të cilave nuk do t‘i transferohen OSSH-së, sh.a.", thotë vendimi i qeverisë. Sipas vendimit të mëparshëm, këto detyrime i takonin kompanisë së privatizuar.
Anulim faturash
Vendimi i djeshëm anulon disa detyrime që OSSH-ja ka krijuar gjatë viteve të fundit kundrejt KESH-it sh.a. dhe OST sh.a., të dyja kompani nën pronësi publike.
"Detyrimet afatshkurtra, për blerjen e energjisë elektrike dhe tarifën e transferimit, që OSSH, sh.a., ka, respektivisht, ndaj KESH, sh.a., dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), sh.a., deri në shumën 1 (një) miliard lekë, të shuhen dhe të pasqyrohen si rritje kapitali e OSSH, sh.a.", thotë vendimi.
"Asetet e financuara nga kreditë afatgjata, të përfunduara gjatë vitit 2008, nga KESH, sh.a., për OSSH, sh.a., në shumën 1,1 (një presje një) miliardë lekë, t‘i transferohen Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), sh.a., dhe të regjistrohen në pronësi të këtij operatori", thuhet më tej.
Privatizimi
Në shtator të vitit të kaluar, ndryshime të shumta ligjore bënë të mundur që kompania çeke CEZ të shpallej fituese e tenderit, por pas mbylljes së procedurës ligjore, filluan negociata dypalëshe. Negociatat përfshinin çështje me pasoja të konsiderueshme financiare, përfshi nivelin e humbjeve dhe arkëtimeve.
Në bazë të rezultatit të tenderit, CEZ pranonte të paguante 102 milionë euro për 76% të aksioneve, të merrte përsipër borxhet e OSSH-së me vlerë rreth 150 milionë euro, si dhe angazhimin për të investuar 200 milionë euro në katër vitet e ardhshme. Ekspertë të OSSH-së kanë shpjeguar se në procesin e vlerësimit kontabël të aseteve të kompanisë së nxjerrë për shitje, ka pasur "vlerësime qesharake", me qëllim që vlera e përgjithshme kontabël e saj të ulej artificialisht. Së paku në dy raste, vlerësimi kontabël ka qenë në kundërshtim me ligjin mbi kontabilitetin, sipas ekspertëve.
Përveç këtyre, qeveria premtoi se do të mbulojë pjesërisht rrezikun që do të krijohet për CEZ nga privatizimi, përmes blerjes së një letre krediti nga bankat. Një vendim i fillimit të janarit nga ana e qeverisë hapi tender për lëshimin e kësaj letërkredie. Në total, duket se privatizuesi po merr një numër të madh lehtësirash që prekin në thelb rezultatin e shpallur të privatizimit, ndërsa qeveria duket e vendosur ta nënshkruajë sa më parë kontratën.
Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij të fundit për Shqipërinë, thotë se në negociata është rënë dakord për një "subvencionim të fshehtë" të OSSH-së, përmes ngarkimit të humbjeve financiare të KESH-it sh.a.
Gjithçka po bëhet pa dhënë shpjegime publike për arsyet e këtyre ndryshimeve në bilanc, pas përfundimit të privatizimit dhe pa shpjeguar efektet financiare për buxhetin e shtetit që mbartin këto ndryshime.
Reforma e sistemit elektroenergjetik nisi në vitin 2005 dhe synonte privatizimin e pjesshëm të sektorit, me qëllim shtimin e investimit dhe përmirësimin në menaxhim. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare u nda në tri kompani. KESH-i do të mbulojë prodhimin, ndërsa do të ketë funksionet e furnizuesit publik me shumicë. Operatori i Sistemit të Transmetimit do të menaxhojë linjat e tensionit të lartë mbi 110 kilovolt, ndërsa Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të menaxhojë rrjetin e tensionit të ulët, shitjet dhe arkëtimet. Për të tria hallkat ka tarifa të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë.