Shqipëria blen aksione në Korporatën Islamike
Qeveria shqiptare miratoi dje blerjen e një pakete të vogël aksionesh themeltare në Korporatën Islamike për Zhvillimin e Sektorit Privat, një degë e Bankës Islamike për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas vendimit të qeverisë, Shqipëria do të blejë 7 aksione me çmim prej 10 mijë dollarësh secila. Korporata do të ketë një kapital themeltar prej 1 miliard dollarësh, ndërsa vendet anëtare të Konferencës Islamike kanë marrë angazhimin për të derdhur 500 milionë dollarë.
Korporata
Korporata është një instrument financiar, që synon të zhvillojë lidhjet tregtare dhe industriale mes vendeve të botës islamike. Ajo është themeluar në vitin 1999 dhe aksionerët e saj janë 45 vendet anëtare të Konferencës Islamike, si dhe shumë kompani publike nga këto vende. Zyra e saj qendrore është në qytetin e Gidës në Arabinë Saudite. Kjo bankë synon të financojë projekte të ndryshme biznesi bazuar në parimet e bankingut islamik, i cili zbaton një formë jokonvencionale interesi. Sipas relacionit të ministrit Basha, blerja e aksioneve bëhet me qëllim përfitimin e fondeve për biznesin privat në Shqipëri nga kjo korporatë. Rritja e mundshme e kapitalit pjesëmarrës nga ana e Shqipërisë do të shqyrtohet më vonë në bazë të përfitimeve. Bashkëpronarët e bankës janë disa nga shtetet më jodemokratike të botës, përfshirë edhe vende të vendosura nën embargo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si Irani apo Sudani, si edhe vende nga Azia Qendrore, ku komunizmi nuk ka rënë akoma.
Bankingu islamik
Bankingu islamik bazohet në parimin e ndarjes së fitimeve e humbjeve dhe ndalimin e marrjes, apo pagesës së interesit formal, sipas parimeve evropiane të bankingut. Parimet dhe rregullat e bankingut islamik shkruhen dhe zbatohen nga një institucion studimor me bazë në Dubai. Të tërhequr nga mundësia për kredi të lira nga vendet e Lindjes së Mesme, shumë qeveri perëndimore kanë emetuar tituj borxhi në përputhje me parimet islamike të marrjes së një pjese të fitimit dhe jo të arkëtimit të një interesi fiks, pavarësisht rezultatit të biznesit. Shqipëria ka gjithashtu 923 aksione me vlerë 9.23 milionë dinarë islamikë. Kjo e fundit është një monedhë llogari e përdorur në Konferencën Islamike.