Pango digjet edhe si pedagog
Videoja-skandal e ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango, që dëshmon abuzim të detyrës dhe shkelje të etikës në punë, po i shton koston faturës që duhet të paguajë ish-kreu i Turizmit.
Pas shkarkimit nga detyra si ministër, pas "ftesave" me tone të forta të parlamentarëve për lënie të mandatit të deputetit, në listën e kërkesave Pangos i shtohet edhe një tjetër "sugjerim"; largimi nga puna si pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale, pjesë e Universitetit të Tiranës.
Pas detyrës si ministër, Ylli Pango rrezikon edhe statusin si pedagog. Dje kryetari i Konferencës së Rektorëve, Jorgo Kaçani, ka deklaruar se ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango, i duhet hequr edhe statusi i pedagogut, pasi ka shkelur ligjin e arsimit të lartë. "Një pedagog i tillë nuk mund të jetë anëtar i stafit ekonomik. Cili do të ishte ai prind do ta kishte të pamundur t‘ia besonte fëmijët një edukatori, të cilit i është shembur baza e moralit", deklaroi dje zyrtarisht kryetari i Konferencës së Rektorëve. Sipas Kaçanit, pas kësaj ngjarjeje rektori i Universitetit të Tiranës, por edhe dekani i Shkencave Sociale duhet të vendosin në zbatim dispozitat e parashikuara në ligjin e Arsimit të Lartë. Në këtë rast, legjislacioni në fuqi zhvesh Pangon nga statusi i pedagogut. Ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango, ka qenë për disa vite dekan dhe pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale. Që nga emërimi i tij në krye të problemeve të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për shkak të angazhimit në politikë, Ylli Pango punonte si pedagog i jashtëm. Deri tani asnjë ankesë, sugjerim apo deklaratë zyrtare nuk ka ardhur as nga Rektorati i Universitetit të Tiranës dhe as nga Dekanati i Fakultetit të Shkencave Sociale në kryeqytet.
Në katedrën e improvizuar të Shkencave Sociale, në auditorët e marrë "borxh" nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, studentë dhe pedagogë kanë vijuar normalisht punën edhe pas publikimit të videos-skandal të pedagogut dhe bashkëpunëtorit të tyre.
Sipas studentëve, profesori Pango vazhdonte të jepte mësim në fakultet, edhe pse me orë të kufizuara. Edhe gjatë tre muajve të fundit, në kohën kur Shkencat Sociale janë transferuar në auditorë të marrë borxh, Pango është paraqitur për të dhënë orët e mësimit që i takojnë, sipas grafikut të vendosur nga Fakulteti i Shkencave Sociale. Lëndët që jep zakonisht profesor Pango janë Psikoterapi dhe Psikologji Sociale, ndonëse lënda bazë për të cilën ai ka kryer studimet e larta është Matematika.
Për vite me radhë, edhe për shkak të angazhimeve në politikë apo në krye të Fakultetit të Shkencave Sociale, Pango është ndihmuar edhe nga asistentë, të cilët jepnin lëndën e tij në orë të përcaktuara, përmes një grafiku të posaçëm për ecurinë e punës normale të mësimdhënies në fakultet. Sakaq, Dekanati i Shkencave Sociale ende nuk ka reaguar publikisht lidhur me ngjarjen që ka përfshirë njërin nga anëtarët e trupës së tyre pedagogjike, ish-dekanin e Shkencave Sociale, Ylli Pangon. L. Mixha
Ligji i Arsimit të Lartë
Këshilli i Etikës duhet
të shqyrtojë çështjen Pango
Ligji për arsimin e lartë, i miratuar dy vite më parë, parashikon një strukturë të posaçme që lidhet me etikën në universitetet publike dhe private. Ndërkohë që për rastet e shkeljes së kësaj etike është kjo strukturë ajo që kryen propozimet pranë rektoratit të universitetit për gjetjen e një zgjidhjeje për çështje të ndryshme. "Këshilli i Etikës ngrihet pranë institucioneve të arsimit të lartë dhe diskuton probleme të etikës së jetës universitare. Ai i bën propozime rektorit për këto çështje", saktëson ligji për Arsimin e Lartë.
Anëtarët e këshillit të etikës përzgjidhen nga senati akademik. Ndërkohë që këshilla të etikës mund të ngrihen edhe pranë fakulteteve. Gjithashtu, ligji i arsimit të lartë i mëshon faktit se "përbërja, të drejtat, detyrat, organizimi e funksionimi i këshillit të etikës përcaktohen në statutet e institucioneve të arsimit të lartë, si dhe në rregulloret e tyre të brendshme". Edhe në rastin konkret, atë të skandalit të bërë publik të ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, njëkohësisht edhe pjesë e trupës akademike të universitetit të Tiranës, propozimi për mospranimin e tij më tej në radhët universitare ka ardhur nga Konferenca e Rektorëve. Rektorati i UT-së është në pritje të një propozimi konkret, edhe në përputhje me ligjin e arsimit të lartë duhet të vijë pasi të shqyrtohet në Këshillin e Etikës së këtij institucioni, mbi çështjen e mospranimit më gjatë në auditorët e tij një person të përfshirë në një skandal seksual dhe abuzim me detyrën.
Konflikti
Pretendimi ka shkelur ligjet e shtetit dhe statutin e kësaj strukture sportive
Federata e Mundjes, padi për ish-ministrin Pango
Sikur të mos mjaftonte skandali me sfond seksual dhe shkarkimi nga posti në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, tashmë Ylli Pango duhet të përballet edhe me sulmet e komunitetit sportiv. Federata Shqiptare e Mundjes ka bërë një padi në gjykatë për ish-ministrin Pango, me pretendimin se ai ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar dhe statutin e kësaj federate, duke legjitimuar Asamblenë e datës 5 janar 2009, e cila u shndërrua në një arenë dhune.
"Sot (dje) do të paraqitemi në gjykatë për të ngritur padi kundër ish-ministrit, i cili ka vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe statutin e FSHM-së, duke njohur një proces të parregullt", deklaroi sekretari Viron Bezhani.
"Ne si institucion duhej të ishim lajmëruar për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve 30 ditë përpara, por kjo nuk ndodhi. Përveçse në gjykatë, do të ankohemi edhe në Federatën Botërore të Mundjes". Në Federatën e Mundjes, probleme ka pasur edhe në asamblenë e mëparshme, atë të zhvilluar më 19 nëntor, ku nuk munguan skenat e dhunshme. FILA nuk i ka njohur këto procese, por kjo nuk e ka ndaluar ish-ministrin që të njihte si president të ri të FSHM-së, Alban Zenelin, dhe anëtarët e rinj të kryesisë. Gjatë punës 2-vjeçare si titullar i sportit, Pango pati mjaft "fërkime" me drejtuesit e federatave, për shkak të ndërhyrjeve. Vetëm pak kohë më parë ai cilësoi si të suksesshëm procesin zgjedhor në 29 federata të shumësportëshit.