E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faza e katërt, 2733 kuotat e reja të pranimeve për 35 degë



Jonida Tashi

Nis të hënën gara për plotësimin e afro 3 mijë vendeve të mbetura vakante nga faza e tretë e pranimeve në universitete. Ditën e hënë maturantët duhet të tërheqin pranë drejtorive arsimore formularin A4, në të cilin janë listuar 35 degët e studimit që kanë ende vende të paplotësuara. Të gjitha kuotat e reja të pranimeve janë shpërndarë nga Ministria e Arsimit në universitete të ndryshme të vendit dhe nga faza e tretë e pranimeve nuk ka ngelur asnjë vend bosh në universitetet e Tiranës.
Udhëzimi
Ministria e Arsimit publikon udhëzimin për “plotësimin e kuotave të parealizuara të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në universitetet publike për vitin akademik 2008-2009”. Kuotat e parealizuara të pranimeve në ciklin e parë të studimeve në vitin akademik 2008-2009 do të rishpërndahen sipas universiteteve dhe disa programeve të studimit. Kanë të drejtë të aplikojnë me formularin A4 të gjithë ata maturantë që kanë kryer detyrimet e Maturës Shtetërore në vitin 2008 dhe nuk janë të regjistruar në asnjë program studimi të ciklit të parë. Prej këtyre nxënësve kanë të drejtë të plotësojnë formularin A4 edhe ata maturantë që kanë aplikuar me formularin A3 dhe nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi. Për këtë ata duhet të tërheqin, plotësojnë dhe dorëzojnë formularin A4 të personalizuar pranë DAR/ZA përkatëse në datat 24-28 nëntor. Në fazën e katërt të pranimeve mund të aplikojnë edhe maturantët që nuk e kanë plotësuar formularin A3 dhe nuk janë të regjistruar në asnjë program studimi. Këta të rinj duhet të tërheqin, plotësojnë dhe dorëzojnë formularin A4 pranë APRIAL-it në datat 24-28 nëntor.
Kuotat vakante
Kuotat vakante, të shpërndara në universitete të ndryshme të vendit, sipas drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Pranimeve (APRIAL) kanë mbetur të paplotësuara, pasi maturantët kanë synuar të fitojnë një të drejtë studimi vetëm në universitetet e Tiranës. Për pasojë, Ministria e Arsimit ka shpallur fazën e katërt të pranimeve në universitete, në mënyrë që të plotësohen 2733 vendet e mbetura bosh pas përfundimit të fazës së tretë. Për fazën e tretë të pranimeve në universitete aplikuan gjithsej 3086 të rinj. Prej këtyre fituan një të drejtë studimi 1712, 608 prej të cilëve aplikuan në formularin A3 për ndërrim dege universitare. Regjistrimi i studentëve fitues të fazës së katërt të rishpërndarjes së kuotave vakante do të bëhet sipas afateve që do përcaktojë MASH-i. Për regjistrim, kandidati të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet origjinale të mëposhtme: dëftesë pjekurie, certifikatë lindjeje me fotografi, dy fotografi, mandatarkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekësh. Në rast se kandidatët fitues nuk kanë dëftesë pjekurie origjinale, duhet të paraqesin dublikatën e dëftesës së pjekurisë së lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse.

Kuotat e pranimeve të reja për vitin akademik 2008-2009

Programi i studimit UT UBT UE UGJ UK USH UV
1. Gjuhë Letërsi 49
2. Gazetari
3. Edukatë Qytetare
4. Gjuhë Angleze 59 67
5. Anglisht (Kukës) 16
6. Anglisht (Sarandë) 19
7. Frëngjisht 69 71
8. Italisht 14 55 51 70
9. Gjermanisht 69 69
10. Gjuhë letërsi greke 70
11. Cikli i Ulët 58 63 61 14
12. Cikli i Ulët Parashkollor 63 51 53 24 73
13. Fizkulturë 22
14. Matematikë 60 100
15. Fizikë 53
16. Matematikë- Fizikë 100 79 56
17. Biologji-Kimi 63 41
18. Matematikë-Informatikë 100 82
19. Informatikë 100
20. Teknologji Informacioni 100
21. Punë Sociale
22. Infermieri e përgjithshme (Kukës) 41
23. Mami (Infermieri) 28 20
24. Turizëm 38 39
25. Marketing
26. Inxh. Navigacioni 17
27. Inxh.Mekanike 100
28. Menaxhim Agrobiznesi (Lushnjë) 23 39
29. Financë-Kontabilitet (Lushnjë) 13
30. Agromekanikë 19
31. Hortikulturë (Lushnjë) 24
32. Hortikulturë 55
33. Zootekni dhe Biznes Blegtoral 31
34. Vreshtari-Enologji 32
35. Inxhinieri Agronomike 50

23 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›