E Diel, 1 Nëntor 2026

I japin shtëpinë me qira 18-vjeçares, u vjedh lekët në banesë



VLORË - Një 18-vjeçare ka marrë një dhomë me qira, duke u përpjekur të nxjerrë të ardhurat pikërisht nga zhvatja e shtëpisë së qiramarrësit. Ky rast është denoncuar në policinë e Vlorës, ndërsa autorja është vënë në pranga në kushtet e flagrancës. Ndërsa rastet e vjedhjeve janë të përditshme në qytet, nuk kanë munguar në listën e autorëve edhe femra. Vjedhja e denoncuar vetëm dy ditë më parë shkon për një 18-vjeçare nga Llakatundi i Vlorës. Burime nga policia pohojnë se 18-vjeçarja, me inicialet L. D., kishte marrë një dhomë me qira në ndërtesën 2-katëshe të një shtetasi në lagjen “Pavarësia”, në qytetin e Vlorës. Pak kohë pas qëndrimit të saj në banesë, ajo mundi të sigurojë çelësin e qiradhënësit dhe kaq ka mjaftuar që të niste seria e vjedhjeve. Pas disa vjedhjeve, të zotët e shtëpisë kanë kuptuar se autorja e tyre ishte 18-vjeçarja. Sipas tyre, sendet e vjedhura kapin shifrën e 200 mijë lekëve (të reja), ndërkohë që disa prej tyre janë gjetur në banesën që vajza kishte marrë me qira.

Arrestohet, kërkohej nga gjykata për pengmarrjen në varreza

TEPELENË - Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim u ndalua mbrëmjen e së premtes nga policia e Gjirokastrës, për veprën penale "heqje të paligjshme të lirisë". "Altin Dedaj, 33 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dhëmblan të Rrethit të Tepelenës, u ndalua nga policia pasi ishte dënuar katër muaj më parë nga Gjykata e Apelit me tetë muaj heqje lirie", - thanë burime zyrtare nga policia lokale. Sipas zëdhënësit të Policisë së Qarkut Gentian Mullai, më datë 11.07.2007, në vendin e quajtur 'Matohasanaj' të Rrethit të Tepelenës, afër varrezave të fshatit, Dedaj ka marrë peng bashkëfshatarin B.B. për motive të dobëta. Gjykata e Apelit kishte lëshuar në muajin korrik një urdhër ndalimi për 33-vjeçarin Dedaj.

23 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›