QSUT, shirat e dimrit nxjerrin në sipërfaqe “llumin” e spitaleve
Mjediset e pavijoneve të mykura nga lagështia, mungon sistemi i ngrohjes. Rrëfimet e pacientëve, mënyra se si përjetohen ditët e para me shi në spitale
Emanuela Sako
Shirat e parë të stinës së dimrit kanë nxjerrë në dukje disa nga problemet që kanë pavijonet e QSUT-së. Në të gjithë territorin e ndërtesave të spitaleve në QSUT, gjithçka i ngjan një grije të ftohtë, por këtë ngjyrim e thyejnë plehrat e hedhura kudo dhe ujërat që prekin të gjithë oborrin dhe që mbartin të gjitha papastërtitë me vete. Në një vëzhgim që gazeta “Albania” ka bërë gjatë fundjavës në QSUT, është vënë re se sa probleme të mëdha kanë spitalet dhe se sa duhet të durojnë pacientët, përveç sëmundjes. Në të gjitha pavijonet, shirat e këtyre ditëve kanë lënë gjurmët e tyre. Kudo mund të shohësh tavane të lagura që vijnë erë myku, pasi uji ka mundur të depërtojë në brendësi të ambientit. Ndërsa oborri i ngjan një lumi të madh që merr me vete të gjitha mbeturinat që janë hedhur sa andej–këndej për t’i nxjerrë në rrugën kryesore, ku kalojnë urbanët dhe makinat me qytetarë. Ndërkohë, dhomat janë po aq të ftohta sa ambienti jashtë, pasi Drejtoria e QSUT-së nuk ka vendosur që të vihet në funksion sistemi i ngrohjes.
Ambienti
Panorama që duket jashtë spitaleve është e njëjtë me atë brenda ambienteve të mbyllura. Në korridoret e ndërtesës së sëmundjeve të brendshme, ose siç quhet ndryshe spitali 6-katësh i QSUT-së, plehrat kanë zënë vend jashtë dhomave të shtrimit të pacientëve. Disa qese me plehra janë vendosur rresht jashtë dhomave të pacientëve. Ndërsa mjekët dhe infermierët kalojnë indiferentë para tyre, pa kryer asnjë veprim. Pacientët shprehen se mbeturinat kanë që në mëngjes që i kanë parë dhe askush nuk i ka lëvizur nga vendi për t’iu gjetur një kosh plehrash. Në fakt, në këtë pjesë të spitalit, në katin e dytë, koshat e plehrave nuk mund t’i gjesh. Ndërsa ambienti brenda dhomave është i ftohtë dhe pacientët tulaten mes batanijeve. Sistemi i ngrohjes nëpërmjet kaldajave nuk është vënë ende në funksionim. Njëri nga pacientët që vuan nga sëmundja e zemrës shprehet se është e pamundur të qëndrosh në një dhomë spitali këto ditë. Ai shprehet se duket se do të sëmuren edhe nga të ftohtët, veç sëmundjes që kanë. Ndërsa te dyert e dhomave sheh familjarët që sjellin ushqimin për vaktin e drekës. Megjithëse pacientët janë të mësuar me këtë ritual të përhershëm, rregullorja e spitalit e ndalon sjelljen e ushqimit nga shtëpia. Kjo rregullore e re është vendosur një vit më parë për të shmangur abuzimin dhe shtimin e sëmundjes nga ushqimet e pakontrolluara, pasi çdo mjek rekomandon dietë të veçantë për pacientët e tij.
Pacientët
Në korridoret e pavijoneve syri të zë mjaft pacientë që janë të mërzitur nga shiu dhe mundohen të çmpijnë kockat nga qëndrimi shtrirë gjatë gjithë kohës. Ndërsa mjekët e paktë që janë gjatë fundjavës përshëndeten me ta sikur të ishin miq. Por, teksa hyn në Klinikën Kirurgjikale duket se po hyn në një kopsht të harruar, pasi në oborrin e tij mund të gjesh gjithçka përmbys. Poshtë dritareve mund të gjesh karrige të prishura, dyshekë të flakur që mbajnë erë lagështirë, plasmas të lagur, shishe gjilpërash etj. “Vizitorët“ e spitaleve hyjnë me hundë të mbyllura nga ajri i ndotur dhe era e keqe që shkon deri në katet e sipërme të dhomave të shtrimit. Pacientët shprehen se nuk kanë dëshirë të vëzhgojnë jashtë xhamave të dritareve sepse imazhi që u shfaqet i ngjan një katrahure të vërtetë, por janë të detyruar të qëndrojnë dhe të pranojnë këto kushte derisa të largohen nga spitali.
Skadon afati për përdorimin e vaksinës antigrip
Fundi i muajit nëntor shënon edhe mbylljen e afatit për t‘u mbrojtur nga virozat e stinës. Kështu, vaksina antigrip, që është ilaçi kryesor i stinës së dimrit, nuk do të ketë ndonjë vlerë të madhe nga përdorimi i tij. Kjo për shkak se nuk do të ketë më asnjë efekt, pasi koha kur duhej të merrej vaksina ishte muaji shtator, tetor dhe nëntori. Sipas specialistëve të ISHP-së, vaksina mund të tregtohet në të gjitha farmacitë, por nuk do të japë asnjë efekt në trupin e njeriut për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit. Imunizimi i organizmit, sipas specialistëve të Shëndetit Publik, fillon në muajin shtator, tetor dhe përfundon në nëntor. Shumica e qytetarëve e kanë nisur me vonesë imunizimin, për shkak të mbërritjes së vaksinave pas çeljes së periudhës së përcaktuar. Nëse qytetarët dëshirojnë të vaksinohen, koha më e mirë për ta marrë atë është gjatë muajve shtator-tetor-nëntor, para fillimit të sezonit të gripit. Kjo pasi duhen rreth tri javë që trupi të ndërtojë masat mbrojtëse pas vaksinimit. Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, urgjencat e së cilës presin fluksin më të madh të pacientëve, kanë marrë masat për këtë sezon. Sipas drejtorisë së spitalit, janë krijuar grupe pune për të përballuar çdo situatë në rast epidemie. Vaksina mund të aplikohet nga çdo person, përfshi gratë shtatzëna, por këshillohet veçanërisht për disa grupe të popullatës, për arsye të riskut më të lartë për komplikacione nga gripi.
QSUT, EKO-t e zemrës do të kryhen vetëm në poliklinika
Qytetarët e Tiranës që duan të kryejnë vizitën e EKO-s së zemrës, tashmë duhet ta kryejnë vetëm në poliklinikat e lagjes dhe jo në QSUT. Ky është rregulli më i fundit që ka përcaktuar Pavijoni i Kardiologjisë në këtë qendër. Sipas këtij rregulli, pacientët duhet të drejtohen në poliklinika dhe më pas të drejtohen në spitalin qendror, ndërsa ata pacientë që do të vijnë nga rrethet janë të detyruar të kurohen në këtë pavijon. Kryerja e vizitave në poliklinika është një problem i madh për mjekët. Kjo, pasi pacientët duhet të drejtohen në fillim në qendrat shëndetësore të lagjes dhe me rekomandimin e mjekut përkatës duhet të drejtohen në QSUT. Në të kundërt, dyndja e pacientëve është shumë e madhe dhe punohet pa vendosur orare vizitash.
23 Nentor 2008