E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Thaci: Jo superpakicave

SHKUP - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje ne mbremje nje takim me Kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci. Dy kryeministrat ndodhen ne Shkup per te marre pjese ne festimet e 100 vjetorit te Kongresit te Manastirit. Ata diskutuan gjeresisht mbi marredheniet midis dy vendeve dhe zhvillimet me te fundit ne Kosove. Ndersa shprehen vendosmerine per forcimin e bashkepunimit midis dy vendeve ne te gjitha fushat. Pas takimit mes tyre, Kryeministrat Berisha dhe Thaci ne nje prononcim per mediat bene te njohura bisedimet me tyre.

Kryeministri Berisha tha se me homologun Thaci dhe delegacionin e Kosoves u diskutuan gjeresisht mbi marredheniet midis dy vendeve tona dhe u shpreh vendosmeria per t'i nxitur dhe fuqizuar ato ne te gjitha fushat. "Qeveria shqiptare mendon dhe beson se eshte ne detyrimin absolut te saj, te qeverise se Kosoves dhe te gjithe qeverive te tjera te jape garanci te madhe per lirite e minoriteteve. Ne kete kontekst, autoritetet e Kosoves jane shprehur qarte se kane te gjithe perkushtimin, por edhe autoritetet nderkombetare kane te drejte te mbikeqyrin rreptesisht garantimin e lirive dhe te drejtave te serbeve ne Kosove. Natyrisht, eshte iluzive te mendohet se ato mund te garantohen ndryshe, pervecse nga autoritetet legjitime te Kosoves, - sqaroi kryeministri. "Ndaj dhe nje lloj problemi i krijimit te nje pushteti te posacem per pakicen te con ndermend nje ide shume joproduktive jo vetem per Kosoven, por per gjithe rajonin, idene e nje super pakice", - shtoi Berisha. "Tani ketu, ne Ballkan, - vijoi kryeministri i Shqiperise, jemi te mbushur me pakica dhe jemi krenare", por paralajmeroi: "Ato jane nje pasuri e gjithanshme, por ideja per superpakice eshte nje ide jashtezakonisht kunderproduktive dhe qe nuk i sherben as pakices". Ketu, Berisha paralajmeroi: "Qeveria e Beogradit duhet te heqe dore, ne interesin me te mire te serbeve ne Kosove, nga pretendime te cilat jane jorealiste".

Nderkohe, Kryeministri i Kosoves, ka folur dhe mbi procesin tjeter impelementues per ndertimin e Kosoves demokratike me shoqeri shume etnike, por edhe aktualitetin deri ne prezantimin per 4 pikeshin. "Prandaj une dua te besoj se Kosova, institucionet e saj, me gjithe partneret nderkombetar, SHBA-te dhe BE-ne, duke cmuar dhe rolin e Organizates se Kombeve te Bashkuara do te kete ecje te shpejte perpara, ecje te suksesit, te mbeshtetjes se plote te komunitetit nderkombetar per Kosoven si shtet, por edhe duke kryer te gjitha obligimet qe na dalin perpara per standardet perendimore", - deklaroi z.Thaci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›