E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kosova", politika shqiptare, radikale me nota modelimi

Politika ne Shqiperi luhatet mes mbajtjes se nje qendrimi radikal apo te moderuar pas miratimit nga Keshilli i Sigurimit te OKB-se, te ashtuquajturit plani 6 pikesh te Sekretarit te Pergjithshem Ban Ki Mun. Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, ne takim me delegacionin e Komisionit te Jashtem te Kuvendit te Kosoves, te kryesuar nga Sabri Hamiti tha se, per sa i perket planit te OKB, qeveria shqiptare po ndjek me vemendje te gjitha zhvillimet ne Kosove. Ai theksoi domosdoshmerine e unitetit te lidereve kosovare per ceshtje te tilla te rendesishme, si dhe vazhdimin e bashkepunimit te ngushte me SHBA dhe BE. Kryeministri u shpreh se nje rendesi te vecante ka shtrirja e misionit te EULEX, ne te gjithe territorin e Kosoves, si nje zhvillim teresisht pozitiv qe i sherben paqes dhe stabilitetit. Hamiti nderkaq, shprehu mirenjohjen per ndihmen e vazhdueshme qe kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare i kane dhene Kosoves, ne te gjitha periudhat e rendesishme historike. Nderkohe qe dhe ministri i Jashtem Lulzim Basha eshte shprehur ne lidhje me shtrirjen e misionit EULEX ne Kosove. Basha shprehu perkrahjen e plote te qeverise se Kosoves ne kerkesat e saj per vendosjen e EULEX ne gjithe territorin kosovar. Arta Dade e konsideron te papranueshem, faktin e vendosjes se strukturave paralele ne Kosove. Ne pozicionin e ish-ministres se Jashtme Dade, shprehet e sigurt se pavaresia e Kosoves eshte nje realitet i pakthyeshem. Nje dite e pare, Komisioni i Jashtem Parlamentar, miratoi nje rezolute te perbashket me perfaqesues te grupeve parlamentare ne Kosove qe ne thelb te saj, kundershton planin Ban Ki Mun. Tashme Kosova, ndodhet perballe nje realiteti te ri, e tingellon si sfide per autoritet per te garantuar integritetin territorial te shtetit me te ri te Ballkanit. Ish-ministri i jashtem Paskal Milo, thote se autoritetet ne Kosove duhet ta injorojne planin, i cili sipas tij, sjell nje tjeter realitet, kercenues per Ballkanin. Arjan Starova, ish-minister i Jashtem, sjell nje tjeter optike pozitive mbi planin 6 pikesh. Ky besim lidhet ne perkohshmerine e tij, garanci e dhene kjo nga faktori nderkombetar.

Kryeministri Berisha theksoi domosdoshmerine e unitetit te lidereve kosovare per ceshtje te tilla te rendesishme, si dhe vazhdimin e bashkepunimit te ngushte me SHBA dhe BE. Ai ka nenvizuar rendesine e shtrirjes se misionit ne gjithe territorin.

EULEX kerkohet me cdo kusht te vendoset ne Kosove ne nje bashkepunim midis institucioneve vendore, mbi bazen e kerkesave te tyre, te cilat nuk cenojne teresine territoriale dhe integritetin e Kosoves, por te jene ne sherbim te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›