E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Liberalizimi i vizave, ende pa afat

Ministri i Jashtem Lulzim Basha eshte shprehur se viti 2009 do te jete vit vendimtar per liberalizimin e vizave, por kjo nuk do te thote se shqiptaret qe nga ai vit do te udhetojne pa viza ne vendet e zones "shengen". Kete fakt e pranoi shefi i diplomacise shqiptare, menjehere pas takimit me drejtorin e Per Zgjerimin ne Komisionin Evropian, Michael Leigh. "Kam thene dhe vazhdoj te them qe viti 2009 eshte nje vit vendimtar per liberalizimin e vizave. Nese liberalizimi do te ndodhe ne muajt e pare apo ne muajt e fundit, apo ne rast se per shkak te rrethanave politike, te krizes ekonomike qe ka mberthyer boten, mund te shtyhet edhe per fillimin e vitit 2010, kjo eshte nje ceshtje kalendari dhe vendimmarrjeje politike", tha ministri Basha. Ai e njohu Leigh me zhvillimet politike ne vend, vecanerisht me reformen zgjedhore qe kaloi se fundmi ne Parlament. Basha i beri te ditur bashkebiseduesit te gjitha perpjekjet qe po ndermerr qeveria shqiptare, ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare te mbahen sipas standardeve evropiane. Basha tha se qeveria shqiptare eshte teresisht e angazhuar dhe e perkushtuar ne zbatimin e te gjitha masave te nevojshme me qellim qe kriteret teknike te udherrefyesit per liberalizimin e vizave te plotesohen brenda nje kohe sa me te shkurter. Nderkohe qe eshte vleresuar ecuria e nenshkrimit te MSA, lufta kunder krimit, korrupsionit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›