E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazllic, PD mbledh firmat per te hetuar prokurorine

Nepermjet kryetarit te grupit parlamentar Astrit Patozi, demokratet kane konfirmuar se do te veprojne pa vonese per te ngritur komisionin parlamentar qe do te hetoje veprimet e prokurorise, Ministrise se Drejtesise dhe Ministrise se Brendshme ne adrese te shtetasit Damir Fazllic.

Ne nje interviste per Top Channel, zoti Patozi shpjegoi se sjellja e ketyre tre institucioneve me kete ceshtje dhe jo hetimi i ceshtjes do te perbeje objektin e hetimit parlamentar.

“Ceshtja “Fazllic” eshte nje ceshtje qe po hetohet nga prokuroria dhe ne jemi indiferent. Ajo qe kemi kerkuar ne eshte raporti nderinstitucional dhe ky do te jete objekti i hetimit”, ka deklaruar Patozi.

Por Partia Socialiste, si force kryesore e opozites, nxjerr nje pengese kushtetuese per te pranuar nje hetim te tille parlamentar. “Njeheresh do te referoja se veprimet e prokurorise, sipas Gjykates Kushtetuese, nuk mund t’i verifikoje me Parlamenti”, ka argumentuar socialisti Erjon Brace.

I njohur me argumentin, zoti Patozi thote se ky eshte nje interpretim i gabuar dhe se priste nje reagim pozitiv nga organet vendimmarrese te Partise Socialiste, e cila sipas tij duhet te jete ne komision, qofte edhe per te verifikuar akuzat e saj se qeveria cenoi pavaresine e prokurorise ne rastin e ceshtjes “Fazllic”.

“Ne rast se opozita i ka seriozisht akuzat, ajo duhet te marre pjese ne kete komision dhe t’i thote te gjitha te vertetat. Kjo do te ishte dicka me serioze”, eshte shprehur Patozi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›