E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta bie ne bursa, jo ne Shqiperi

Qe prej korrikut, kur cmimi i naftes bruto ne tregun nderkombetar kapi shifren 147 dollare per fuci, deri ne fund te shtatorit cmimi zbriti ndjeshem me 35 perqind, duke ardhur ne vleren e 95.4 dollareve per fuci.

Te konvertuar ne kursin e kembimit te dollarit ndaj lekut, cmimi i nje litri nafte bruto ne tregun nderkombetar nga 96.3 leke ne korrik zbriti ne 70.9 ne fundit te shtatorit duke u shitur 25.4 leke me pak. Ndersa ne tregun vendas cmimi mesatar i naftes diesel, sipas INSTAT, ishte 158.8 leke per liter ne muajin korrik dhe ne fund te shtatorit zbriti ne 149.6.

Duke njohur nje renie vetem me 9.2 leke per liter. Nga nje llogaritje e kryqezuar qe mban parasysh edhe efektin e kursit te kembimit, del se cmimi i naftes ne vend duhet te ishte 25.4 leke me pak nga muaji korrik ose rreth 133 leke per liter.

Argumentat se kursi i kembimit te dollarit po mban cmimin e naftes ne vend te larte rrezohen edhe me nje fakt tjeter. Kane qene po tregtaret te cilet e kane shitur naften ne janar te ketij viti, sipas INSTAT, me cmimin 134 leke, kur cmimi ne bursen nderkombetare ishte po njesoj sa ka qene ne fund te shtatorit, pra 95 dollare per fuci.

Nderkohe qe edhe kursi i kembimit te dollarit me lekun ishte ne ate kohe po i njejte me kete te sotmin. Sot ne tregun nderkombetar cmimi i naftes qe nga fundi i shtatorit deri tani ka rene edhe me 16 dollare te tjera per fuci. Nderkohe qe ne tregun vendas cmimet vazhdojne te mbeten te ngrira. Shqiperia konsumon mesatarisht 50 deri ne 60 mije tone karburant ne muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›