E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i naftës në vendin tonë bije vetëm me 3.3%

Gjatë muajit të fundit, çmimi i naftës në bursa ka rënë me 20%, ndërsa në vendin tonë, ulja ka qenë vetëm me 3.3%. Qytetarët pretendojnë, se çmimet në tregun tonë të karburanteve janë abuzive. 

TIRANE- Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë rënë rreth 20 %, ndërkohë që në tregun tonë të karburanteve kjo ulje pothuajse nuk është reflektuar. Instituti i Statistikave njoftoi se rënia e çmimit të naftës vlerësohet në 3.3 %, ndërsa ajo e benzinës në 2.8 %. Gjatë dy ditëve të fundit kjo situatë u përsërit sërish. Në bursa çmimi i naftës ka rënë nën kuotën e 78 dollarëve për fuçi, ose 6 dollarë më pak se dje. Por në vendin tonë çmimi ka zbritur vetëm 2 lekë. Madje kjo ulje nuk është reflektuar në të gjitha pikat e karburantit. Në disa distributorë të shitjes me pakicë, nafta D2 është shitur me 143 lekë për litër, Eurodiezel është shitur me 151 lekë për litër, ndërsa benzina me 149 lekë për litër. Çmimet në tregun e karburanteve konsiderohen abuzive nga qytetarët dhe ekspertët, por deri tani institucionet shtetërore nuk kanë ndërhyrë në treg për matjen e kostove dhe rrjellimisht dhe fitimit të importuesve dhe tregtarëve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›