"Fazlliç", avokatët: Duam hetim të paanshëm!
Tiranë-Akuza të motivuara politikisht i kanë quajtur avokatët mbrojtës të Damir Fazlliçit, akuzat e ngritura ndaj klientit të tyre. Në një deklaratë për shtyp para mediave, ata kanë shprehur besimin për një hetim të drejtë të çështjes, por nuk kanë pranuar të përgjigjen për pyetjet dhe interesimin e gazetarëve.
Dy amerikanët, Andreu Corcoran dhe Eduard Ross ashtu si edhe mund të pritej kanë theksuar se akuzat ndaj klientit të tyre janë të pabaza. Deklarata, sipas tyre është bërë pasi janë njohur me akuzat e prokurorisë për biznesmenin boshnjak, Fazlliç.
Ata kanë thënë se mbrojnë interesat e klientit të tyre dhe janë duke shqyrtuar akzuuar që janë ngritur ndaj tij në këtë proces hetimor. Madje, nuk kanë ngurruar të shtojnë se janë duke bashkëpunuar me prokurorinë, duke specifikuar se prokurorët shqiptarë ishin të sjellshëm dhe profesionistë.
“Ata na garantuan proces të bazuar në prova e fakte dhe ne kemi besim se prokurorët shqiptarë do punojnë me drejtesi”, - kanë thënë ata në konferencën e zhvilluar në mesditë, duke riktheksuar se ‘shpresojnë që në këtë çështje të mos hyjnë interesat politike’.