Fazllic merret serish ne pyetje ne Prokurorine e Tiranes

Tiranë, 17 shkurt, 11:56, NOA – Biznesmeni anglo-boshnjak, Damir Fazlliç, është marrë sërish sot në pyetje nga organi i akuzës së kryeqytetit shqiptar.
Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës, konfirmuan për agjencinë e lajmeve NOA se Damir Fazlliç, po merret në pyetje lidhur me dyshimet për një kompani fantazmë në Shqipëri dhe për afera të dyshuara të pastrimit të parave.
Një ditë më parë, Fazlliç mbërriti në Shqipëri duke prenotuar në hotel “Sheraton” dhe pasdite për afro dy orë u mor në pyetje nga prokurorët Besnik Cani dhe Dritan Rreshka.
Biznesmeni anglo-boshnjak shoqërohet nga dy avokatët e tij shqiptarë, Genci Gjokutaj dhe Ibrahim Lahi.
Burimet nga prokuroria thanë se sot, qëllimi I thirrjes së dytë në organin e akuzës së kryeqytetit shqiptar është që të merren deklarime të tjera lidhur me dyshimet për “pastrim të produkteve që përbëjnë vepër penale”.e.n/NOA
vijon