E Diel, 1 Nëntor 2026

"Herald Tribune", shkroi për sistemin raketor në Shqipëri

TIRANË- Shqipëria, Turqia, Bullgaria dhe Rumania, ishin vendet që u përmendën pak kohë më parë në një artikull të "International Herald Tribune", ku mund të vendosej sistemi i mbrojtjes raketore, si një përgjigje për kërcënimin bërthamor në rritje të Iranit.
Analistët amerikanë, Dinshaë Mistry, nga Universiteti i Cincinnati-t dhe Charles D.

Ferguson, i Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme në SHBA, shkruanin për "International Herald Tribune", se ndërkohë që Amerika është në gjendje ta përballojë nga bazat e veta në Alaska të gjithë rrezikun e raketave balistike interkontinentale që mund të vijnë nga Irani, problem mbetet Europa, e cila do të ishte e zbuluar përballë kërcënimit për sulme me raketa balistike me rreze të mesme.


Meqenëse Rusia do të irritohej nëse shtohej numri i interceptorëve në Poloni, atëherë SHBA-ja mbetet të vihet në kërkim të bazave alternative, diku tjetër nëpër Europë. "Për këtë arsye, nevojitet një arkitekturë e re mbrojtjeje raketore në Europë", - shkruajnë Mistry dhe Ferguson, "me interceptorë në Turqi, Bullgari, Rumani ose Shqipëri".

Shtetet e Bashkuara kanë hasur një rezistencë të fortë nga ana e Moskës, që ka refuzuar ngritjen e sistemit mbrojtës në Poloni, një vend që qëndron pranë dyerve të saj. Lidhur me mundësinë e vendosjes së sistemit raketor në Shqipëri, i vetmi reagim që vjen nga politika shqiptare është ai i ish-ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko, ndërkohe që ministri aktual i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, nuk ka bërë asnjë koment, duke preferuar ta shtyjë këtë çështje, sa herë që është pyetur nga gazeta "Shekulli".

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›