"PD, jo liste te perbashket me aleatet"
Deputeti i Partise Demokratike, Bujar Leskaj shprehu dje kerkesen drejtuar Komisionit parlamentar per Reformen Zgjedhore ne lidhje me koalicionet e perbera dhe listat e perbashketa per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne nje prononcim per mediat, deputeti i Vlores deklaroi se listat e perbashketa do te ishin edhe shkak per te krijuar perseri dukurine e Dushkut ne parlamentin shqiptare.
"Koalicionet e perbera me lista te perbashketa mes partive te nje koalicioni do te ishin edhe Dushku i ri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit te ardhshem. Une i bej thirrje komisionit te reformes zgjedhore te mos e lejoj kete hapesire te demshme gjate mendimit te ligjit te ri elektoral", - deklaroi deputeti demokrat, Bujar Leskaj ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, ndonese Partia Demokratike ka aleance me shume parti te tjera te djathta me te cilat qeverise duhet qe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare PD te dale me nje liste te sajen.
Ne fjalen e tij, deputeti i Partise Demokratike deklaroi se e njejta gje duhet te ndodhte edhe me partite e tjera te vogla te cilat duhet te dilnin me listat e tyre te vetme ne cdo qark te vendit, pa qene pjese e listave te partive me te medha me te cilat ato jane ne marredhenie koalicioni.
Nga ana tjeter deputeti demokrat, Leskaj e justifikon kete kerkese edhe me pretendimin se dalja me lista te perbashketa gjate zgjedhjeve te ardhshme parlamentare mund te perbej rrezik edhe per vete rezultatin e vete koalicionit te djathte qeverises ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Deputeti i Partise Demokratike foli diten e djeshme edhe per ceshtjen e imunitetit te deputeteve. Sipas tij, duhet pa humbur kohe qe te kufizohet imunitetit per parlamentaret dhe per perfaqesuesit e pushteteve te tjera te cilet jane te veshur me mburojen e imunitetit. Ne keto kushte, deputeti demokrat ka theksuar se nuk duhet te humbet kohe por drafti per kufizimin e imunitetit duhet te shkoje ne seance parlamentare per votim. Sipas tij, eshte e paimagjinueshme qe perfaqesues te larte te vendit te mbajne akoma mburojen e imunitetit, duke pasur keshtu nje mburoje te panevojshme ndaj hetimit qe Prokuroria mund te ndermarre ndaj tyre.