Ish pronaret, aksionere te Albtelekom
Ish pronaret e trojeve mbi te cilat jane ndertuar objektet e Albtelekomit do te behen pronare te aksioneve shteterore ne kete kompani. Ministria e Financave ka filluar procedurat per privatizimin e aksioneve shteterore qe ka ne kompanine Albtelekom dhe sipas ligjit te privatizimit do te jene ish-pronaret e trojeve qe do te kompensohen me keto aksione. Nga ana tjeter gjate ketij muaji do te realizohet edhe privatizimi i nje sere objektesh shteterore, ku kryeson privatizimi i ambienteve te ish ndermarrjes se Azotikut ne qytetin Fierit. Gjithashtu ne kete liste jane edhe 5 objekte te tjera kryesisht ne zonen e Librazhdit dhe ne ate te Peshkopise.
Albtelekomi
Sipas te dhenave te Ministrise se Financave jane plote 15 milione aksione shteterore qe do te kalojne ne favor te ish pronareve te trojeve qe jane zene me godina apo dhe objekte te tjera te kompanise Albtelekom. Mesohet se jane rreth 64 187 m2 katror toke qe i perkasin pronareve, te cilet pas perfundimit te ketij procesi do te jene aksionere ne kompanine e vetme te telefonise fikse ne vend. Ish- pronaret e truallit, deri me daten 28 tetor 2008 duhet te paraqesin prane Ministrise se Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike Tirane, disa dokumente origjinale. Se pari ish-pronaret duhet te dorezojne kerkesen me shkrim per zoterim aksionesh ne kapitalin e shoqerise qe privatizohet, ne pjesetim me vleren e truallit qe atij i njihet nga vendimi perkates i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Gjithashtu ata duhet te paraqesin edhe vendimin e KKKP-se se bashku me gen - planin e hartuar nga ky komision, si dhe deshmine e trashegimise dhe prokuren e posacme te perfaqesimit. Ndersa dokumenti i fundit qe do te dorezohet eshte vertetimi nga zyra rajonale e Agjencise se Pronave, ku te konfirmohet se per siperfaqen e truallit, ish- prone e tij, qe ish- pronari kerkon te kompensohet me aksione ne shoqerine "Albtelecom" sh.a. Tirane nuk eshte kompensuar me pare, me nje nga format qe njeh ligji.
Objektet
Jane plote 9 objekte te ndryshme ne ish-ndermarrjen e Azotikut ne qytetin e Fierit qe do te kalojne ne duart e privateve brenda muajit tetor. Keshtu, sipas te dhenave te Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Prones Publike, ankandet per keto objekte do te zhvillohen ne daten 21 dhe 22 tetor. Nderkohe vlera me e larte e shitjes eshte regjistruar per Kullen e Ftohjes me nje vlere prej 30 milione lekesh. Kryesisht interesi per keto reparte qendron ne marrjen dhe perpunimin e materialeve qe gjenden ne to dhe shitjen ne me pas si skrap. I fundit ne listen e objekteve qe do te privatizohen brenda ketij muaji eshte ish magazina e materialeve dentare ne Librazhd me nje vlere prej 93 mije lekesh. Sipas kushteve dhe kritereve qe ka vendosur, DASHPP-ja, personat qe jane te interesuar per te blere keto objekte duhet te dorezojne kerkesen me shkrim per blerjen si dhe garancine bankare qe verteton ngurtesimin prej 20 per qind te vleres totale te objektit. Afati maksimal i likuidimit te ketyre objekteve do te jete deri ne 5 vjet. Por sipas udhezimit te Ministrise se Financave dhe Ministrise se Ekonomise, ish-pronari i truallit do te perfshihet ne procesin e shitjes vetem ne rast se ai verteton pagesen per 20 per qind te vleres se aseteve te kesaj ndermarrjeje, qe perfshin makinerite dhe pajisjet. Kerkesa per blerje duhet te paraqitet brenda 20 ditesh nga shpallja e afishimit nga ana Ministrise se Ekonomise. Ne rast se pronari i truallit nuk paraqitet, shtyhet afati i shitjes edhe per 30 dite te tjera, ndersa ne rast se pronari i truallit nuk paraqitet serish, objekti shitet ne ankand dhe kjo shume kalon ne llogarine e pronarit per kompensimin e prones.