E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Federalistët ‘grabitën‘ ceremoninë hapëse të Parlamentit Europian"

Federalistët akuzohen për "grabitje" të ceremonisë hapëse të sesionit të parë të Parlamentit Europian pas zgjedhjeve, kjo pasi ushtarët ngritën flamurin e BE-së nën akordet e himnit "Ode për gëzimin". Kritikët i kanë akuzuar ata për përfitim nga kjo ceremoni për të përdorur edhe njëherë simbolet e flamurit dhe himnit të Bashkimit Europian, ndërkohë që ato u ndaluan të përdoreshin, pasi francezët dhe holandezët i thanë "jo" Kushtetutës Europiane në referendumet e vitit 2005. Ceremonia në Strasburg u drejtua nga një detashment trupash luftarake që marshuan nën tingujt e uverturës "Forca e fatit" e Verdit, para se të ngrinin flamurin e BE-së, që kishte një përmasë dy herë më të madhe se flamujt e vendeve anëtare të BE-së, të cilat ndodheshin përreth tij. Trupat, marrë nga vendet anëtare të Eurocorps: Gjermania, Franca, Spanja, Belgjika dhe Luksemburgu, janë krijuar në vitin 1992 si një forcë e Bashkimit Europian dhe konsiderohen si shprehje e ambicies për krijimin një ushtrie europiane, pjesë e një Europe federale. Parlamentarët britanikë janë inatosur nga paraqitje e simboleve shtetare europiane, që u hoqën edhe nga Traktati i Lisbonës, pas rrëzimit të paraardhëses së tij Kushtetutës Europiane, 4 vitet e shkuara. Timothy Kirkhope, lideri i parlamentarëve konservatorë në Asamblenë e BE-së, i akuzoi federalistët europianë për "grabitje" të ceremoninë. "Parlamenti duhet të përqendrohet në përpjekjet e rritjes së demokracisë dhe llogaridhënies, e jo në tentativat e krijimit të një Europe federale", tha ai. Më pas shtoi se këto veprime janë për krijimin e një Europe, që pjesa më e madhe e qytetarëve të saj nuk e duan. Lidhja mes Bashkimit Europian dhe ambicieve ushtarake për të krijuar një ushtri, është një nga çështjet që irlandezët nuk e votuan Traktatin e Lisbonës në referendumin e fundit, ndërkohë që vendi neutral që nuk ndodhet në NATO do të organizojë një referendum të dytë në 2 tetor. Ndërkohë, një europarlamentar nga Dublini tha: Përse duhet që të ketë një përfshirje të ushtrisë në Parlamentin Europian? Unë jam kundër kësaj. A mos është kjo pjesë e një procesi për t‘i mësuar njerëzit me idenë e një BE-je të "militarizuar"? Trupat e Eurocorps kanë shërbyer në misionet e tyre në Bosnjë, Kosovë, Afganistan gjatë 14 viteve të fundit. Në kundërpërgjigje të kritikave, major Juan Billon, oficeri që drejtoi trupat që morën pjesë në ceremoni, tha se trupat e tij ishin krenarë që kishin marrë pjesë në një ceremoni politike të BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›