Federata Ruse e Futbollit lejon bisedimet Çelsi-Hidink
Londër - Bisedimet mes klubit të Çelsit dhe trajnerit Gus Hidink janë lejuar edhe nga Federata Ruse e Futbollit. Holandezi Hidink aktualisht është në krye të përfaqësueses ruse. Drejtuesit e Çelsit kanë falenderuar zyrtarisht në faqen e tyre në internet federatën ruse për lejimin e bisedimeve .
Sipas rrjetit Sky Sport News, emri i trajnerit të skuadrës londineze pritet të bëhet publik brenda këtyre 24 orëve. Sipas kësaj agjencie kandidarurat janë dy, ajo e Gus Hidink dhe rikthimi i Avrant Grant. Ky i fundit arriti vitin e kaluar ta çonte skuadrën e Çelsit deri në finalen e Ligës së Kampioneve.
Vetë Gus Hidink ka shpjeguar situatën e tij për agjencinë Reuters, duke deklaruar: “Është një situatë e komplikuar mes Çelsit dhe Federatës Ruse të Futbollit. Unë i kam thënë jo postit të trajnerit tek ndonje klub, por, me Çelsin është diçka e ndryshme. E njoh mirë Abramoviçin dhe dëshiroj ta ndihmoj skuadrën e tij deri në përfundim të këtij sezoni".
Prestigjozja The Times sheh për postin e Çelsit dy kandatura, atë të Roberto Mançinit dhe Frenk Rajkardit. Mançini ka arritur të shpallë Interin kampion në Itali, ndërsa Rajkard ka bërë të njëjtën gjë me Barcelonën në Spanjë.
The Sun publikon se klubi i Abramoviçit ka arritur një marrëveshje me trajnerin aktual të Milanit, Karlo Ançrlotin, për sezonin e ardhshëm.
Megjithë zërat që gëlojnë orët e fundit, gjithçka pritet të bëhet zyrtare shumë shpejt, madje brenda 24 orëve.