E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri pëlqen treshen Diego-Riberi-Kasano

Torino - Treshja Diego-Riberi-Kasano është më e pëlqyera për trajnerin e Juventusit, Klaudio Ranieri. Tekniku juventin pranon hapur dëshirën e tij për të patur në organikën e skuadrës këta futbollistë.

“Po, më pëlqejnë Diego, Riberi dhe Kasano”, -deklaron Ranieri për Tuttosport.

Fiorentina ka qenë e interesuara e fundit për futbollistin e Verder Bremenit, Diego. Por, drejtori sportiv i këtij klubi, Korvino, shprehet: “Diego kushton shumë për ne”.

Bajerni i Mynihut shprehet i gatshëm për të lënë të lirë francezin Riberi. Është vetë Bekenbauer ai që e pohon personalisht këtë gjë.

Ndërsa klubi i Sampdorias deklaron zyrtarisht për Tuttosport se është në dorën e futbollistit rinovimi i kontratës apo jo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›