E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reja: Përgjegjës për krizën e Napolit jam vetëm unë

Napoli - Përgjegjësitë për situatën e krijuar tek Napoli i merr vetë trajneri i skuadrës, Edi Reaja. Në një intervistë të dhënë së fundmi për Napoli Magazine tekniku ka nxjerrë gjithë të keqen që ka kapluar skuadrën e tij.

“Nga ana teknike përgjegjësi i vetëm për situatën e Napolit jam unë, -deklaron Edi Reja. Dua të vlerësoj shumë punën e bërë nga djemtë e mi. Me Palermon ndërrova modulin e lojës dhe pësuam menjëherë dy gola pas 14 minutave. Pata menduar të ndryshoja modulin, dhe me këtë të merrja frutet e kërkuara, por e pamë që me Palermon nuk ia dolëm dot”.

Edi Reja shpreh keqardhjen për situatën e krijuar, pasi skuadra e Napolit ishte pretendente për një vend në Ligën e kampioneve. Tani, siç e thotë edhe vetë Reja, kjo skuadër lufton për të qëndruar mbi dhe. Napoli ndodhet në vendin e tetë me 34 pikë, në të njëjtën kuotë me Kaljarin. Këtë javë Napoli do të presë në stadiumin “San Paolo” skuadrën e Bolonjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›