E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federata e Paqes Universale: Sështë koha për të gjetur përgjegjësitë

FOTOTTiranë, 13 Janar NOA - Federata e Paqes
Universale, thotë se nuk është koha për të gjetur përgjegjësitë që, në këto
raste, janë kolektive dhe afatgjata, por, është koha që të tregojmë se sa e
duam njëri-tjetrin, sa dhembshuri dhe solidaritet mund dhe duhet të tregojmë.

Flamur Shehu, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Federatës
së Paqes Universale Shqipëri, deklaro se kjo organizatë po ndjek me vëmendje
situatën e rëndë të krijuar në Shkodër dhe rrethinat e saj pas shirave të vazhdueshëm
dhe kushteve të këqija të motit që kanë sjellë edhe përmbytjen e shumë tokave
dhe largimin e banorëve nga shtëpitë e tyre.

Duke qenë se e ndjejmë se kjo fatkeqësi nuk
është vetëm e atyre njerëzve të prekur nga përmbytjet dhe, duke pasur parasysh
se parimi i solidaritetit është një nga parimet universale që mbështet Federata
e Paqes, ne, Ambasadorët për Paqe të Shqipërisë me anë të kësaj deklarate
shprehim mbështetjen tonë morale për të gjithë bashkëqytetarët që po vuajnë, -
thuhet nw deklaratën e Shehut.

Njëkohësisht, jemi të gëzuar për faktin që,
deri tani, me ndihmën e Zotit, nuk ka pasur asnjë viktimë, - konstaton Federata.

Ne mbështesim, - vazhdon deklarata, - përpjekjet
për ndihmë nga të gjitha palët, përfshi edhe komunitetin ndërkombëtar, shpresojmë
dhe lutemi që e gjitha kjo të përfundojë sa më shpejt dhe shqiptarët të jenë të
lirë të ndjekin aspiratat e tyre evropiane.

Së fundi, FPU i bën thirrje të gjithë
Ambasadorëve për Paqe dhe dashamirësve të FPU që të japin kontributin e tyre në
numrin e llogarisë të hapur për këtë qëllim në emër të Federatës së Paqes
Universale, 0100817777 në Lekë dhe 800181777 në Euro në degët e bankës
Raiffeisen.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›