Federata e djathte e kerkuar nga republikanet, mbeti thjeshte ide
Republikanet kane qene te paret qe kane kerkuar krijimin e nje federate te djathte. E cila duhet te perfshije te gjithe spektrin e djathte, te interesuar per te realizuar nje fitore te sigurt ndaj socialisteve te drejtuar nga Rama, per te perseritur edhe njehere fitoren e zgjedhjeve te vitit 2005. Por, pavaresisht se kryeministri Berisha, njeheresh kryetar i partise me te madhe te mazhorances, PD, eshte shprehur me nota pozitive ne lidhje me krijimin e ketij bashkepunimi pertej koalicionit, ende deri me tani nuk kane vijuar negociata reale per krijimi i ketij bashkimi federues, i kerkuar nga republikanet. Federaten e kishin kerkuar dhe demokristianet, te cilet me pas u perzune nga qeveria, nen argumentin e perplasjeve qe kane ndodhur ne kete parti, per shkak te rikthimit ne identitetin e sherrnajes, qe ka ndjekur PDK-ne gjate gjithe kohes se ekzistences se saj.