E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi i ri zgjedhor, favor PR, por larguan Ndoken

Kodi i ri Zgjedhor, i miratuar nga ana e partive te medha politike, por dhe me mbeshtetjen e dy partive te tjera qe vinin pas tyre sipas rezultatit te dale nga zgjedhjet e 3 korrikut 2005, nuk e favorizon daljen ne koalicion me lista te perbashketa te partive politike. Pikerisht per t'i dale para ketij fenomeni, partite e vogla, jane mbledhur perpara miratimit te Kodit Zgjedhor, duke e kundershtuar ate, dhe duke akuzuar dy partite e medha per perpjekjen e tyre qe te zhdukin te vegjlit. Pasi vete sistemi elektoral, proporcional rajonal, me pragun e levizshem elektoral sipas rajoneve te caktuara, ua ben jeten te veshtire partive te vogla, cka pritet te sjelle dhe largimin nga skena politike te shume prej tyre. Nderkohe qe republikanet, si aleatet me te ngushte te PD, e kane te sigurt koalicionin. Jashte koalicionit te djathte mbeti demokristiani Ndoka, qe duket se do dale i vetem ne zgjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›