Federico: Zëri i videos Meta-Prifti, i manipuluar
TIRANE-Eksperti italian, Antonio Federico i kontraktuar nga ish-zv/kryeministri, Ilir Meta për ekspertimin e video-përgjimit mes tij dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti në një intervistë të dhënë dje për gazetarin, Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në TV Klan ka dhënë argumentat pse “videoja origjinale është fshirë qëllimisht nga memoria e orës nga profesionistë” si dhe ka pretenduar se “zëri i videos ka qenë i manipuluar”. Ndërkohë në një intervistë të dhënë po dje për “Opinion”, anëtari i kryesisë së LSI-së, Spartak Braho, njëherazi avokati i Metës paralajmëroi se shumë shpejt ai do të hapë “çantën e Pandorës” duke nënkuptuar me këtë publikimin e disa video-përgjimeve kompromentuese.
Në çështjen Meta- Prifti, të flasim për videon
Më kanë dhënë një video, CD, pra thelbësisht.
Që ishte kopje origjinale?
Që kishin dhënë të gjitha televizionet.
Ishte kopje origjinale apo produkti i transmetuar i televizionit?
Nuk mund të jetë një original, tashmë ishte një filmim, i montuar, ishte një produkt studioje televizive.
Cila është diferenca midis një produkti origjinal dhe një produkti të një studioje televizive?
Ata në atë studio janë orvatur që të përmirësojnë cilësinë e këtij sinjali, por operacioni që nuk u doli as atyre , as edhe të tjerëve në vijim siç do ta shohim pastaj ata kanë bërë një montazh edhe janë sajuar duke vënë poshtë shkrimet e titrave. Ky operacion nuk mund të përkufizohet si ilegal por thelbësisht është i paligjshëm.
Në çkuptim? Në kuptimin juridik?
Jo, le ta themi, në kuptimin e respektimit të zgjuarsisë të dëgjuesve. Në dukje kjo punë do të dukej sikur të ishte bërë nga një diletant, në kuptimin që gabimet që janë grumbulluar janë shumë, por pastaj kemi gjetur disa gjëra që nuk janë gjëra prej diletanti. E para prej të cilave është që tek mikrospi-ja e cila i është dorëzuar prokurorisë, ku nuk ka asnjë gjurmë të bisedës për të cilën flitet, pra e ashtuquajtur mikrospi, “Sedicente”, nuk di a ka një term, ne e përdorim në Itali, nuk e di a ka një term ekuivalent në shqip. Le ta themi aty nuk e kemi fajlin e filmimit, por çfarë ka aty ama, aty kemi një punë fshirjeje sistematike të kryer nga një person të cilin mund ta cilësojmë një “HAKER”, një personazh që vepron me instrumentat e informatikës me qëllime jo të ligjshme. Dhe pra çfarë ka ndodhur? Tek mikropsi-ja është gjetur ….
Tek memoria e Mikrospias?
Po! Tek memoria e Mikrospias, është korrekt korrigjimi, janë gjetur një sërë fajlesh të fshirë. Më saktësisht, një fajl të cilin unë nuk e kam parë sepse është pjesë e një proçesi që po zhvillohet këtu në Shqipëri, dhe pra na është hequr nga vëmëndja jonë që po merremi me këtë, plus një sistem për të fshirë gjithçka kishte aty poshtë, që formohet nga mijëra dhe mijëra pamje të gjitha njësoj pa datë referimi, etj etj si dhe ato vetë të fshira.
Është një operacion që përdoret nga Hakerat?
Po! Është një operacion prej Hakeri, pra një operacion të cilin e bëjnë subjektet që duan të fshehin diçka.
Ju keni marrë një CD me filmimin që është e transmetuar në television. Dhe keni parë që ishte ….
Ishte një montazh.
E kanë pranuar edhe ata të televizionit sepse kanë bërë një montazh që është një gjë normale ku një filmim shkon …
Është një montazh i çuditshëm, sepse ka mbivendosje, zgjatje, etj. Unë kisha pregatitur një relacion të parë me një numër të madh shënimesh që po jua tregoj juve këtu por pa zbritur në hollësi. Secila prej atyre pikave është një parregullsi.
Sa parregullsi?
Duhet të ketë nja 15 -20??
Parregullsi që mund të ndryshojnë kuptimin e ligjeratës apo gjëra që e bëjnë më mirë atë, për ta dëgjuar më mirë.
Pjesa që ka rëndësi nuk ka asnjë ligjëratë, janë vetëm titrat, janë vetëm titrat, pra janë ato që e ndryshojnë kuptimin e historisë.
Pse titrat e ndryshojnë kuptimin e ligjeratës?
Sepse nuk i korrenspondojnë kuptimit, nuk i korrenspondojnë tekstit të dëgjueshëm poshtë.
Prokuroria, dmth Prokurorja e përgjithshme tha se 700 mijë euro nuk dëgjohet, ashtu siç ishte nxjerrë tek titrat, por 7 % ajo ka thënë se dëgjohet dhe ne e kemi dëgjuar. Dhe ju e keni dëgjuar?
Unë kërkoj përsëri falje por nuk mund nga ana profesionale, nuk mund ta dëgjoj shqipen, pra, çfarë bëra unë? Unë gjeta në Romë Docentë Universitarë shumë të zotë, që e kanë gjuhën shqipe gjuhën e nënës, të cilëve ua parashtrova problemin.
Sa veta?
4-5. Sepse futa në punë shumë veta.
Ua thatë atyre që bëhet fjalë për këtë material?
Pyetja juaj është e drejtë. Une ndoqa proçedura të standartizuara në bazë të të cilave personat nuk informohen për materien me të cilën po merren, dhe unë shpesh u jap atyre sinjalet të përziera, pra u kam ndryshuar vëndin, dhe ata ….
Nuk e kuptojnë domethënien e ligjëratës.
Me që ata janë njohës të gjuhës shqipe unë nuk mund ta kuptoj se sa ata ishin të informuar për çështjen e cila kishte ndodhur në Shqipëri. Unë presupozoj ….
Një 700...
E shpikur! E shpikur!! Nuk gjejmë fare gjurmë të kësaj, në kuptimin që kur ne shkojmë të studiojmë një sinjal për të kuptuar nëse kjo gjë është thënë, unë duke mos e njohur fare shqipen shkoj e kërkoj pikëmbështetje, zanoret. Unë nuk e di se çfarë zanoresh ka tek 7%. Por me duket se kam kuptuar se kemi një lloj A-je, dhe se A-ja shqiptare është e ngjashme me A-në italiane. Pra nëqoftëse unë gjej një A shqiptare pranë asaj pjese ku më thuhet se është ajo gjë, mund të imagjinoj se aty afër ka diçka tjetër por në qoftë se nuk e gjej them që është gjithçka tërësisht e shpikur.
INTERVISTA E SPARTAK BRAHO
Z.Braho përse ishit të pakënaqur me intervistën e Prokurorës së Përgjithshme?
Prokurorja e Përgjithëshme është personi i ngarkuar nga ligji për zbatimin dhe respektimin e ligjit. Është e para ajo që jo vetëm duhet të respektojë ligjin, por edhe duhet ta respektojë. E them këtë, pasi Prokurororja e Përgjithëshme nuk duhet të fliste fare për çështjen Meta, sepse në datën 16, bazuar dhe në vendimin e Gjykatës së Lartë u mbyll. Dhe kur flet ligji të herë heshtin.
Kryeprokuroren e pyeta unë z. Braho?
Unë nuk them që ju kini bërë gabim. Gabimi është i saj, ajo nuk ka të drejtë që të prononcohet.
Ajo ka folur për akuzën dhe jo vendimin?
Ajo është vënë në dieni të vendimit, i cili shprehimisht thotë; z.Meta shpallet i pafajshëm, pasi nuk ka fakte që të provojnë fajësinë e tij.
Ajo ka bërë një akuzë publike?
Dhe dështoi totalisht
Që do të thotë fakti ekziston, por nuk provohet ?
Do të thotë se fakti nuk ekziston dhe nuk ka si provohet.
Po videoja ekziston?
Nuk ekzistojnë elementët e fajësisë që përbëjnë faktin për të cilësuar fajtor z.Meta. Totalisht nuk ka fakte. Pas kësaj pafajësi, Prokurorja e Përgjithëshme, në mos duhet të kërkonte falje...
Pse duhet të kërkonte falje?
Falje, sepse ka dështuar. Dështoi profesionalisht, ngriti një akuzë si furtunë në gotë.
Një akuzë që e panë gjithë shqiptarët në televizore?
Po, por panë një akuzë e cila ishte totalisht e montuar. Ndaj u shpreh edhe gjykata. Gjykata thotë, në gjuhën e popullit, që e gjithë akuza ishte stuhi në gotë. Nuk ekzistonte asnjë fakt që e bënin Metën fajtor.
A keni ndikuar ju mbi gjykatën për të marrë një vendim në favorin tuaj?
Kjo është një alibi që unë e kam dëgjuar për herë të parë në formën shpifjes nga z.Prifti, i cili akuzoi avokatët që kanë marrë kontakt me ekspertët.
Kanë marrë kontakt me ekspertët?
Në mënyrë kategorike, i vetmi kontakt me ekspetët ka qenë momenti kur ata bënë klonimin e materialeve, të cilat ua vuri në dispozicion prokuroria.
Po ndërkohë kini biseduar me ekspertët?
Në mënyrë kategorike, jo. Ne nuk i njihnim. Ne kërkuam si ekspertë z. Antonio Frederiko
Si shpjegohet që videoja që sollët në këtë studio, mes Beqirit dhe Priftit ka pasur një dyshim që ka dalë nga ekspertët?
Jo, këtë nuk e tha as znj.Prokurore e Përgjithëshme.
Ku e siguruat këtë video?
Kjo është një çështje që e di kjo çanta këtu.
Çanta e famshme që kishe dhe në emisonin e kaluar?
Po “Çanta e Pandorës”, ja kam marrë Pandorës.
Kini thënë se kini rreth 170 orë video. A do i dorëzoni në Prokurori?
Patjetër, në kohën e duhur. Populli ka thënë një llaf që po u hap “Çanta e Pandorës” ka shumë probleme. Në momentin që “Pandora” do të na jap leje ne do t’i hapim.
Kush është Pandora?
Le të flasim me simbolikë.
A mund t’i përdorni këto video për shantazh?
Në asnjë mënyrë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)