E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, anulohet takimi me Trojkën për pagat e pensionet

ATHINE - U anullua për shkak të disa "vështirësive teknike" takimi i programuar për sot, midis drejtuesve të ministrisë së Punës dhe ekipit të Trojkës, që kishte për objekt pagat, marrëdhëniet në punë dhe pensionet suplementare.

Data e takimit të ri nuk është caktuar, por sipas disa burimeve, ka mundësi të realizohet të enjten.

Vendimi për anullimin e takimit është marrë mbrëmë vonë, pas takimit të sekretares së përgjithshme të ministrisë së Punës me ekipin teknik të Trojkës, që përfundoi pak para mesit në natës, pa ndonjë rezultat ecencial.

Gjatë takimit u shqyrtuan, të dhëna statistikore dhe financiare, me të cilat u tentua të vlerësohet ndikimi i masave që janë marrë dhe atyre që sugjerohen të merren nga pala greke apo Trojka, lidhur me raportin midis kostos së punës dhe produktivitetin deri në vitin 2015.

U konstatua se nuk gjendet një model i pranueshëm nga të dy palët, që do të shpinte në konkluzione "objektive".

Trojka ka hedhur në tryezën e diskutimeve, përveç uljes së pagës bazë në nivelin e Spanjës, domethënë, 641,50 euro, edhe pushimet nga puna, uljen e tërësisë së kompensimeve, madje edhe të atyre sociale që kanë të bëjnë me të papunët, nënat me shumë fëmijë, etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›