E Diel, 1 Nëntor 2026

Fehmi Mujota, ministri me i ri ne kabinetin Thaci

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, i dorezoi dje ministrit te Forces se Sigurise, Fehmi Mujota, vendimin per emerimin e tij ne kete post. Kreu i ekzekutivit kosovar e pergezoi ministrin e ri dhe kerkoi nga ai te permbushe detyrat dhe obligimet qe percaktohen me Kushtetute dhe me ligjin per Forcen e Sigurise te Kosoves. Nderkaq, ministri Mujota u shpreh se shume shpejt do te konsolidoje te gjitha strukturat e nevojshme te Ministrise se Forces se Sigurise. Fehmi Mujota do te udheheqe ministrine e Forces se Sigurise se Kosoves. Kryeministri vleresoi se Fehmi Mujota, me angazhimin e tij te deritashem ka deshmuar perkushtimin dhe pergjegjesine e larte ne avancimin e proceseve politike ne Kosove. "Ky fakt na bene te besojme, se emerimi i tij ne krye te Ministrise per Forcen e Sigurise, do te kontribuoje ne suksesin e ndertimit te strukturave te sigurise ne Kosove", ka theksuar Thaci. Nderkaq, ministri Mujota shprehu perkushtimin e tij per angazhim dhe pergjegjesi te plote ne poziten e ministrit per Forcen e Sigurise. Ne nje prononcim per shtyp, ministri me i ri ne detyre ne ekzekutivin kosovar tha se do te respektoje dhe do te zbatoje prioritetet e kesaj ministrie sic jane percaktuar ne Kushtetuten e Republikes dhe ne Ligjin e FSK-se. Ai tha se fillimisht do te konsolidoje strukturat e nevojshme te ministrise. "Do te mundohemi qe sa me shpejt qe te jete e mundur te kemi pjesen funksionale te ministrise. Jam i bindur qe kete do te arrijme ne kohen e duhur dhe do te jemi te gatshem te marrim detyrat qe na takojne ne baze te Kushtetutes dhe ligjeve qe kemi miratuar", deklaroi Mujota. Nder sfidat e para qe mund te perballet kjo ministri eshte transformimi i TMK-se ne FSK. Ky proces tashme eshte ne zhvillim e siper. Pjesetare te TMK-se, ne te gjitha zonat, jane duke aplikuar per anetare te Forces se Sigurise se Kosoves. Ministri Mujota tha se do te shqyrtohet dhe do te respektohet kontributi i secilit pjesetar te TMK-se. "Jemi shume te vetedijshem se ka shume pune per te bere dhe natyrisht duhet te ekzistoje nje vullnet politik, duhet te ekzistoje nje gatishmeri e te gjithe njerezve pergjegjes per krijimin e FSK-se, duke respektuar edhe duke vleresuar edhe kontributin e gjithe oficereve dhe ushtareve te TMK-se", u shpreh ministri i FSK-se. Sipas pakos se Ahtisarit Kosova do te kete 2 mije e 500 trupa te rregullt te FSK-se dhe 800 pjesetare rezerve te saj. Per FSK-ne duhet te aplikojne te gjithe pjesetaret e TMK-se, pa perjashtim. Ndersa ne rast te mos plotesimit te numrit, te drejten e aplikimit e kane edhe qytetare jashte TMK-se, prej moshes 18 deri ne 21 vjec.

Kompetencat

Me kalimin e kompetencave nga misioni i OKB-se, UNMIK tek Qeveria e Republikes se Kosoves, ky i fundit po ndermerr nje sere veprimesh per themelimin dhe venien ne pune te institucione demokratike sipas Kushtetutes ne fuqi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›