E Diel, 1 Nëntor 2026

Feith: Aksioni i VV dëmton reputacionin e Kosovës

Bllokada e paralajmëruar e lëvizjes Vetëvendosje në dy pikëkalime kufitare, as nuk do të promovojë pozicionin ndërkombëtar aktual të Kosovës dhe as nuk do të ndihmojë në përpjekjet për ndërtimin e raporteve normale me Serbinë, ka thënë sot përfaqësuesi ndërkombëtar civil, Piter Feith.

Në një njoftim nga Zyra e tij për shtyp ai ka theksuar se kjo bllokadë nuk do tu vijë në ndihmë përpjekjeve të qeverisë, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, për të ndërtuar raporte normale fqinjësore ndërmjet Serbisë e Kosovës.

“Kjo nuk është sjellje me përgjegjësi nga një organizatë e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës”, tha Feith, dhe shtoi se “nëse aksioni nga Vetëvendosja shkon përpara ai do të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, duke demonstruar mungesë të respektit për njërën nga vlerat themelore në Evropë, që është liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave”.

Më tej zoti Feith vlerëson se “me angazhimin e saj konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE, Kosova ka arritur të mira praktike për shtetasit e vet, ndërsa aksioni i Vetëvendosjes e rrezikon shkatërrimin e këtyre rezultateve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›