E Diel, 1 Nëntor 2026

Makolli, Serbia po përkeqëson raportet në Ballkan

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka deklaruar se me moslejimin e vizitës së tij në Preshevë dhe në Bujanoc, Serbia po dëshmon se nuk mund të shkëputet nga e kaluara dhe se nuk është e interesuar që të përmirësojë raportet në Ballkan.

“Kjo dëshmon dhe njëherë që Serbia së pari nuk është e interesuar për zbatim të marrëveshjeve që arrihen, dhe së dyti, me të tilla veprime, Serbia po dëshmon se nuk është e interesuar për përmirësim të marrëdhënieve në Ballkan. Me forma të tilla ajo po ndikon në përkeqësimin e raporteve të përgjithshme në Ballkan”, tha Makolli.

Ai së bashku me një delegacion nga Ministria e Diasporës, të cilët po planifikonin një vizitë në komunën e Preshevës dhe Bujaoncit, u ndaluan në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në Konçul.
Ministri Makolli tha se as ai, dhe as përfaqësuesit e pushtetit lokal në Luginën e Preshevës nuk kanë marrë përgjigje zyrtare se përse nuk u është lejuar kalimi.

Ai sqaroi se vizita e tij ishte zyrtare, por, nga ajo që ka kuptuar gjatë qëndrimit në zonën neutrale, “autoritetet serbe nuk do të më lejonin hyrjen në Luginë as si qytetar e as si Ministër”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›