E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Decentralizimi përmirëson qeverisjen lokale

Prishtinë -Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Prishtinë, Pieter Feith ka deklaruar se procesi i decentralizimit si në përpjekje e përbashkët e institucioneve vendase e ndërkombëtare në Kosovë ka për qëllim përmirësimin e qeverisjes lokale dhe është një obligim që vjen nga Pakoja e Ahtisarit.

“Decentralizimi është një nivel shumë i lartë i autonomisë që do të kenë qytetarët e komuniteti serb. Këtë autonomi nuk e ka askush në Evropë. Fatkeqësisht ka shumë politizime të këtij procesi por unë them se ky proces është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kosovës” ka deklaruar Feith gjatë një debati me studentë.

Ndërsa ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka thënë se lufta për territore ka përfunduar. Ai ka ftuar Beogradin dhe strukturat ekstremiste, siç i ka quajtur ai, që mos të tentojnë ta pengojnë këtë proces. Për një vit të punës rreth këtij procesi, sipas ministrit Ferati, janë arritur rezultate të mira dhe se bashkëpunimi me qytetarët e komuniteti serb është në rritje. /ktv/start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›