E Diel, 1 Nëntor 2026

"Stina e vjedhje", policia ndalon ne nje dite pese te dyshuar

TIRANE - Pese persona jane vene ne pranga per vjedhje. Burimet zyrtare te Policise se Tiranes, thane gjate dites se djeshme se, eshte identifikuar dhe personi i dyshuar per vjedhjen e nje kasaforte ne Vaqarr, tre muaj me pare. Burime zyrtare te uniformave blu thane, se per vjedhjen e nje kasaforte ku jane marre 1.4 milione leke, ne Vaqarr, nga puna hetimore e kryer nga seksioni Kunder Vjedhjeve nga Biznesit, u arrit dokumentimi ligjor i saj. Per kete grabitje, dyshohet se autor eshte D. Sh, 44 vjec, lindur ne Fier dhe banues ne Tirane. Ky i fundit eshte ne kerkim. Nje tjeter person eshte ndaluar per vjedhje me dhune. Policia tha se, Komisariati numer 5, ka ndaluar Mariglen Lalen, 18 vjec, nga Bathore. Prangosja e tij eshte bere pasi Prokuroria e Tiranes ka leshuar urdhrin e ndalimit, si i dyshuar per vjedhjes ne bashkepunim, ku i kane marre nga qafa nje varese floriri nje gruaje. Po dje eshte denoncuar dhe vjedhja e nje motori. Policia tha se eshte depozituar nje kallezim penal mbi vjedh motorin tip "Gilera". I dyshuar per kete vjedhje eshte E. L, 17 vjec. Nderkohe qe eshte arrestuar ne flagrance Valter Manoli 21 vjec. Ky person, eshte i dyshuar per konsumim te vepres penale te "vjedhjes se mbetur ne tentative". Arrestimi i tij u be pasi rreth ores 12:00 te mesdites, eshte kapur ne flagrance ne Bulevardin "Gjergj Fishta", ne afersi te shtepise Qendrore te Ushtrise, duke tentuar t'i vjedhe parate nje gruaje. Per te gjithe keta persona, pasi hetimeve, dosja me prova, i ka kaluar Prokurorise se Tiranes.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›