Feith: Pavarësia e Kosovës e pa kthyeshme
"Si Përfaqësues Civil Ndërkombëtar, e kam thënë këtë, pavarësia është e pakthyeshme, opinioni i Gjykatës nuk do të jetë i detyrueshëm dhe nuk do të ndikojë në njohjet që Kosova ka pasur deri tani", tha Feith për BBC-në.
Feith thotë se Bashkimi Evropian mbetet i shqetësuar për cilësinë e qeverisjes në Kosovë. Në intervistë ai nuk ka dashur të komentojë raportin e progresit të Komisionit Evropian që pritet të lëshohet së shpejti, por theksoi se "Bashkimi Evropian mbetet i shqetësuar për kualitetin e qeverisjes në Kosovë, që ende duhet të fuqizohet".
"Ne duam të sigurohemi se sa i përket prokurimit, tenderët për ministritë, pajisjet, rregullat po respektohen". Gjithashtu Feith ka shprehur shqetësimin e tij edhe për "ndërhyrje në procesin gjyqësor ndaj Grupit të Llapit", pas distancimit të një gjykatësi kosovar nga verdikti për dënimin e tre pjesëtarëve të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 13 vjet burg.
"Mendoj se në këtë rast ndoshta ka pasur ndërhyrje në funksionimin e pavarur të gjyqësorit". Në këtë intervistë Feith ka lavdëruar punën që ka bërë qeveria për integrimin e pakicës serbe përmes procesit të decentralizimit dhe ka shprehur bindjen se institucionet e vendit do të organizojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.