Feith: Po punojmë ngushtë me kryeministrin Thaci
PRISHTINE- Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, ka thënë se dje po punon me kryeministrin Hashim Thaçi, që raport progresi për Kosovën të jetë pozitiv.
Feith vizitoi dje Parteshin, një vendbanim ky me shumicë serbe që pritet të bëhet komunë përmes zgjedhjeve të organizuara nga institucionet e Kosovës.
“Mendoj se Kosova po bën përparime të mëdha. Jam i lumtur të them se kryeministri dhe unë po punojmë ngushtë që raporti i progresit të jetë pozitiv”, është shprehur Feith.
Deklarimet vijnë pasi raportet mes tij dhe kryeministrit Thaçi janë tendosur së tepërmi pas bastisjes nga ana e EULEX në Ministrinë e Transporteve.
Sa i përket hetimeve ndaj Limajt shefi i ICO-së tha se “hetimet po vazhdojnë pa ndërhyrje politike”.
(s.g/Telegrafi/BalkanWeb)