“MARRËVESHJA” Bosch: “Partitë e kanë zgjidhjen në tryezë, ta pranojnë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Demokratët dhe socialistët kanë në tavolinë një zgjidhje kompromisi dhe duhet ta pranojnë atë. Ky fakt është zbuluar nga shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, i cili, duke mos u futur në detajet e marrëveshjes së kompromisit, tha se negociatat mes palëve dhe pranimi i kësaj marrëveshjeje do ti japë fund krizës politike në vend. Sipas Bosch, marrëveshja ka mbështetjen e BE, OSBE dhe SHBA-ve dhe palët duhet ta pranojnë atë për hir të interesave të vendit, duke shmangur interesat e tyre personale. “Ka një mundësi shumë të mirë kompromisi mbi tryezë dhe në emër të shumicës së ndërkombëtarëve do ti inkurajoja udhëheqësit që ta kenë parasysh këtë kompromis, të tregojnë kurajo, të tregojnë se janë burra shteti. Shikoni interesat e vendit, mos mendoni së pari për interesin tuaj personal dhe bëni hapin e madh, koha është tani. Ky kompromis ka mbështetjen e BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-së”. Këtë mesazh, ambasadori i OSBE-së e dha nga Gërdeci, ku u përurua rindërtimi i një shkolle.
Kompromisi
Misionet kryesore diplomatike në vend kanë zgjedhur ambasadorin e OSBE-së, Robert Bosch, për të deklaruar se faktori ndërkombëtar u ka paraqitur një marrëveshje dhe kjo duhet pranuar nga palët si zgjidhje e krizës së zgjatur politike në vend. Ato pak fjali që tha, ambasadori Bosch i shprehu në formë ultimatumi ndaj udhëheqësve politikë shqiptarë. “Ajo që dua të them është se, që dje, ka një kompromis shumë të mirë mbi tryezë dhe në emër të shumicës së ndërkombëtarëve do ti inkurajoja udhëheqësit politikë të pranojnë kompromisin tani; të tregojnë kurajo; të tregojnë se janë burra shteti; të mos përpiqen të shmangen duke përdorur teknikalitete; të shikojnë interesin e vendit të tyre. Mos vini të parat interesat tuaja personale dhe bëni hapin e madh! Koha është tani! Nuk do të ketë më kohë për tu zgjatur” - tha Bosch. Ambasadori Robert Bosch u tregua hermetik në komunikimin e tij nëpërmjet kamerave me dy udhëheqësit dhe se cili është skenari që forcat politike kanë mbi tavolinë. “Nuk do të them se cili është kompromisi. Liderët, të cilëve unë po u drejtohem, e dinë shumë mirë cili është kompromisi dhe është një kompromis shumë i mirë që duhet pranuar. Ky kompromis ka mbështetjen e Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE-së. Ai vërtet duhet pranuar",- u shpreh Bosch.
Deklarata
I pyetur pak pas deklaratës se ambasadorit Bosch, kryetari i Partisë Socialiste tha vetëm një fjali: “Unë dua të theksoj se jemi të vendosur për çdo zgjidhje që i hap rrugë transparencës”,- u shpreh Rama. Deri tani, ndërkombëtarët të përfshirë në zgjidhjen e krizës, që nga Këshilli i Evropës deri tek Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, kanë folur me gjuhë diplomatike për domosdoshmërinë e arritjes së dialogut në Parlament, adresimin në Gjykatë Kushtetuese dhe respektimin e gjykatave, duke përdorur formulën “transparencë duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën”. Formulë që ka gjasa të çojë në hapjen vetëm të kutive me materiale zgjedhore. Kodi Zgjedhor ka një procedurë të përcaktuar për hapjen e kutive me materialet zgjedhore, që shkon paralelisht me djegien e fletëve të votimit.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2010