E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zakeroni: S'e pata menduar të kisha kaq vështirësi

TIRANE- Alberto Zakeroni nuk kërkon justifikime. Sot në mbrëmje ai luan ndeshjen e fundit në stolin e Juventusit dhe pranon se në 5 muajt e drejtimit të tij ka bërë jo pak gabime. "Më vjen keq që nuk munda ta përmirësoj renditjen, - tha ai. - E mbyllim sezonin më poshtë sesa mendonim. Nuk e imagjinoja se do të hasja kaq shumë vështirësi dhe as që do të më duhej të përballesha me kaq shumë dëmtime", shtoi "Zak". Pa ngritur zërin dhe pa u ankuar shumë, Zakeroni pranon disa keqardhje nga ky sezon. "Gjatë këtyre tre muajve e gjysmë nuk ka kaluar një ditë që për Juventusin të mos jetë përmendur një emër i ri, përfshirë edhe mëngjeset e ndeshjeve - shprehet tekniku. - Për fat, kanë qenë emra të një niveli të lartë", deklaroi Alberto Zakeroni.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›