Uashington D.C. miraton përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore
Autori i Lajmit: A.D
Uashington — Këshilli i Distriktit të Kolumbisë ka miratuar më në fund programin që lejon përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore. 13 anëtarët ë këshillit votuan “pro” në mënyrë unanime për të lejuar doktorët që të rekomandojnë “barin” për personat që vuajnë nga HIV, kanceri e shumë sëmundje të tjera kronike. Ky hap i fundit pritet shumë shpejt të shndërrohet në ligj, pasi ti dorëzohet për shqyrtim Kongresit dhe Shtëpia e Bardhë ta firmosë pas 30 ditësh. Për doktorë si Pradeep Chopra, që janë mësuar prej kohësh të japin receta me ilaçe të peshuara në të mijtat e miligramit, marijuana për përdorim mjekësor përfaqëson një rebus të veçantë. Nëse Kongresi do ta miratojë, doktorët amerikanë të 14 shteteve të ndryshme, përfshirë Rhode Island, ku Chopra punon, do të lejohen të përdorin barin në terapi për pacientë të veçantë, të cilët mund ta pinë apo avullojnë deri sa ta ndiejnë që ai ka dhënë rezultate. Sasia e dozës apo mënyrat e shpërndarjes sot janë ende ilegale nga ligji federal, por sipas këtij programi kjo do të vendoset nga vetë pacienti. Edhe në shtete që e lejojnë marijuanën për përdorim mjekësor, doktorët nuk mund të mbushin receta për shkak se ligji federal amerikan nuk e njeh marijuanën si substancë mjekësore. Ata vetëm mund ta rekomandojnë dhe kanë kontrollin e cilësisë së marijuanës që pacientët pinë. Nëse ligji do të kalojë, mjeku mund të rekomandojë deri në 114 gramë marijuanë gjatë një muaji. Në dallim nga shumë shtete, ligji rajonal nuk do ti lejojë pacientët dhe kujdestarët e tyre ta kultivojnë vetë marijuanën të paktën fillimisht. Një gjë e tillë do të vendoset nga një komitet këshillimi që pritet të ngrihet më vonë. Deri atëherë, pacientët mund ta sigurojë drogën ilegalisht apo nga 5-8 dispeçeritë e licencuara nga shteti. Reagimi i mjekëve të Kolumbisë ka qenë i përzier.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010