E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina regjistron rritjen më të ulët ekonomike

Pekin - Tremujori i parë i këtij viti shënoi rritjen ekonomike më të ulët për Kinën që prej vitit 1992. Rritja u shënua në shifrat 6.1 për qind, ndërkohë që në tremujorin e fundit të vitit 2008 ishte 6.8 për qind.

Kina ka pasur një rritje ekonomike dyshifrore përpara krizës financiare që ka përfshirë gjithë globin. Megjithatë, sipas autoriteteve kineze, rritja është më e mirë se ç’pritej.

Enti i Statistikave publikoi se prodhimi i industrisë është rritur në masën 5,1 për qind. Dobësimi i eksporteve ka çuar në uljen e rritjes ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›