E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Raporti pasqyron progresin e Kosovës

Ai thekson se në raport vihen re hapat e rëndësishëm që janë marrë nga Kosova drejt perspektivës evropiane.

“Raporti i Progresit i Komisionit Evropian është dokumenti kyç që pasqyron progresin e arritur nga Kosova gjatë vitit të kaluar në ndërmarrjen e reformave të nevojshme. Në raport vihen në pah hapat e rëndësishëm që tashmë janë marrë nga Kosova drejt perspektivës së saj evropiane. Aty po ashtu sugjerohen fushat ku autoritetet e Kosovës mund t’i shtojnë përpjekjet e tyre për të zbatuar reformat e mëtejme në fushën e qeverisjes, ekonomisë dhe në fuqizimin e themeleve demokratike dhe shumetnike të Kosovës”, tha Feith.

Përfaqësuesi Special i BE-së ka mirëpritur Studimin për Kosovën, që është publikuar së bashku me Raportin e Progresit, dhe sipas tij është me rëndësi për Kosovën që Studimi përmban propozime konkrete se si të avancohet më tej perspektiva e saj evropiane, në veçanti sa i përket masave në lëmin e vizave dhe atë të tregut.

“Unë i inkurajoj autoritetet e Kosovës që t’i studiojnë të dyja dokumentet në mënyrë të plotë dhe ta shohin këtë si një mundësi që duhet të shfrytëzohet për të ardhmen e Kosovës, duke marrë veprime me kohë ashtu siç janë parashtruar, në dobi të gjithsecilit që jeton në Kosovë”, përfundon Feith. /telegrafi/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›