E Diel, 1 Nëntor 2026

Partitë politike në Kosovë çelin fushatën zgjedhore

Partia Demokratike e Kosovës hyn në fushatën elektorale me synimin që të dalë fituese pas 15 nëntorit, madje edhe në Prishtinë që tradicionalisht është qeverisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë me fitore të reja dhe vizionin e vet të fuqishëm për ndryshime në gjithë Kosovës, por tash edhe të gjithë Prishtinës, kryeqytetit tonë të dashur”, ka thënë para simpatizantëve të PDK-së, lideri i kësaj partie, Hashim Thaçi.

Nga ana e tij, Astrit Salihu, kandidati i PDK-së për Prishtinën, tha se ka pranuar të kandidohet për shkak, siç ka thënë ai, e do Prishtinën.

“Unë kandidohem për shkak se dua ta ndryshojmë Prishtinën. Unë kandidohem për shkak se edhe ju e doni Prishtinën dhe se ju nuk do të lejoni që më Prishtina të jetë e njëjtë”.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore me një program, që sipas nënkryetarit Lutfi Haziri, buron nga vlerat demokratike.

Mbi këto vlera Isa Mustafa ka krijuar bindjen edhe për një mandat tjetër. “Do ta fitoj Prishtinën edhe për një mandat tjetër”, ka thënë Mustafa gjatë fjalimit të tij në momentin e hapjes së fushatës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›