E Shtunë, 31 Tetor 2026

Swoboda: Dayton për serbët e Veriut

Nënkryetari i Social-Demokratëve në Parlamentin Evropian, Hannes Swoboda, ka deklaruar se çështja e Kosovës do të mund të zgjidhej nëse serbëve në veri të Kosovës do t’u jepej statusi çfarë e kanë fituar serbët e Bosnjës dhe Hercegovinës me Marrëveshjen e Daytonit në vitin 1995. Me këtë marrëveshje, serbët e Bosnjës kanë statusin e republikës, por nuk kanë të drejtë për shkëputje në bazë të kushtetutës.

Svoboda ka thënë po ashtu se, në asnjë rast zgjidhja e krizës së Kosovës nuk duhet të vinte në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës.

“Beogradit, Prishtinës dhe Evropës u duhet një zgjidhje që nuk do të vinte në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, ndërsa do t’u jepte serbëve të Kosovës vetëqeverisje të gjerë”, ka thënë Swoboda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›