E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Synimi, afrimi i serbeve me institucionet

Shefi i Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove, Piter Feith, flet per misionin e tij ne shtetin e ri. Ai analizon zhvillimet ne Kosove gjate vitit te pare te pavaresise dhe punen e Qeverise. Gjithashtu, Feith shpjegon detyren e misionit qe ai perfaqeson, vleresimit per vendosjen e misionit te Bashkimit Evropian dhe bisedimet dypaleshe.

Si i shihni zhvillimet ne Kosove gjate vitit te pare te pavaresise?

Mendoj se Kosova ka bere progres gjate ketij viti sidomos me miratimin e Kushtetutes se Kosoves dhe nje mori ligjesh qe do te mbrojne te drejtat e komuniteteve ketu ne Kosove. Por, ne te njejten kohe Kosova duhet te beje hapa perpara qe te jete sa me afer anetaresimit ne BE. Ky eshte vetem fillimi i nje procesi te gjate, por shpresojme qe do te kete vleresime pozitive nga Komisioni Evropian ne shume fusha ne menyre qe te filloje ne praktike procesi i stabilizim-Asociimit. Kosova ka shume sfida perpara, do te vecoja zhvillimin ekonomik, sepse sic e dini papunesia eshte shume e madhe dhe per zhvillimin ekonomik dhe thithjen e investimeve te huaja Kosova duhet te nenshkruaje marreveshje bashkepunimi rajonale por edhe me gjere. Kjo natyrisht nuk eshte e lehte, por kerkon angazhim shume te madh. Pra qeveria e Kosoves, duhet te fokusohet ne zhvillimin ekonomik te vendit.

Sa jeni i kenaqur me punen e institucioneve te Kosoves gjate ketij viti?

Po jam shume i kenaqur sic e thashe, shume pune jane bere, kete e kam theksuar edhe ne raportimin tim para Parlamentit Evropian. Ne vecanti jam i kenaqur me angazhimin e qeverise per te cuar perpara ndertimin e nje shoqerie shumetnike edhe pse akoma ka shume pune per t´u bere.

Cilat mosarritje do te mund te permendi, pra ato c´ka premtuar qeveria e Kosoves dhe nuk i ka realizuar?

Ne e inkurajojme qeverine e Kosoves dhe kerkojme qe ajo te punoje me shume ne integrimin e pakices serbe ne shoqerine kosovare dhe ne inkurajojme kryeministrin dhe disa ministra te rendesishem, qe te ulen ne nje tavoline me perfaqesuesit e serbeve te Kosoves. I gjithe synimi eshte qe perfaqesuesit e serbeve te afrohen ne institucionet e Kosoves dhe te behen pjese e tyre.

Si e shihni poziten e serbeve ne Kosove?

Ne anen jugore te lumit Iber serbet jane te izoluar dhe nuk kane qasje ne pronat e tyre, por une shoh qe ne disa komuna te tjera te Kosoves serbet do te jene shumice dhe do ta menaxhojne jeten e tyre. Por ne veri te Kosoves situata eshte shume komplekse shume me e veshtire dhe ne e kemi te veshtire qe te kemi qasje ne kete pjese. Une kam informata nga larte, nga Brukseli qe atje ekzistojne element ekstremiste, ka krim te organizuar dhe korrupsion, gjera qe duhen nxjerre ne pah dhe duhen luftuar. Por, ne do te bejme c´eshte e mundur qe edhe kete pjese ta integrojme ne shoqerine kosovare.

Si e shihni poziten e pranise nderkombetare ne Kosove, flas per misionin e UNMIK-ut?

Une mendoj se misioni i OKB-se ka bere mjaft ne Kosove. Mandati i UNMIK-ut vazhdon nen rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit, por tash shume pergjegjesi kyce nuk jane dhe nuk do te zbatohen nga Kombet e Bashkuara, sepse shume pergjegjesi kane kaluar tek institucionet e Kosoves dhe disa tek misioni i BE-se. Ju e dini funksionin tim dhe te zyres sime. Ne do te mbikeqyrim zbatimin e planit te Marti Ahtisarit dhe ne vecanti do te percjellim dhe do te punojme ne konsolidimin e nje shoqerie shumetnike ne Kosove dhe padyshim te ndihmojme institucionet e Kosoves, qe te arrije vlerat evropiane. Pra mund te them se BE-ja do te jete ne Kosove derisa Kosova te hyje ne BE-se.

Si e shihni rolin e Beogradit ne raport me Kosoven?

Eshte shume e rendesishme rruga se si Beogradi i qaset problemit te Kosoves, perderisa Beogradi ka per synim Bashkimin Evropian. Te dyja vendet edhe Serbia edhe Kosova sikurse edhe shume vende te rajonit qysh ne samitin e Selanikut jane zotuar se aspirojne Bashkimin Evropian dhe ne kete linje mendoje se vendet e rajonit pra edhe Kosova edhe Serbia gradualisht duhet te liberalizojne kufijte dhe te lehtesojne qarkullimin e njerezve.

Pra ju i shihni te nevojshme bisedimet Kosove-Serbi apo...

Mendoj se bisedat jane ne te mire te dyja paleve dhe ky eshte nje synim edhe i Kombeve te Bashkuara, por nga ana tjeter mendoj se keto biseda eshte mire qe te ndihmohen dhe te lehtesohen edhe nga shume vende te BE-se.

Ne cfare kushtesh dhe kur mund te zhvillohen keto bisedime?

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri do te udhetoje ne Beograd, Bashkimi Evropian ka nje zyre ne Beograd dhe u perket te dyja paleve qe te percaktojne se per cfare ceshtjesh mund te bisedohet. Por jam shume skeptik nese autoritetet e Prishtines pranojne qe ta diskutojne ceshtjen e statusit me autoritet e Beogradit, nje ceshtje kjo qe vazhdimisht e kerkon Beogradi.

Bisedoi: Bekim Shehu/DW


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›