E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Të respektohet Kushtetuesja në Kosovë

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith, i ka bërë thirrje aktorëve politikë në vend që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një deklarate, ai ka theksuar se dhe deputetët që e çuan çështjen në Kushtetuese tani e kanë detyrim moral e politik që të jenë pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Feith thekson se këtë qëndrim ndajnë dhe përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare të BE-së në Prishtinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›