Gaddafi paditet për krime

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 13:30
Shefi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Luis Moreno-Ocampo, do të ngrejë në Hagë padi kundër tre fajtorëve kryesor për sulmet e përgjakshme ndaj civilëve në Libi.
Moreno-Ocampo bëri të ditur se të dhënat dhe dëshmitë e deritanishme janë të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë për krime kundër pushtetmbajtësit, Muammar Gaddafi dhe dy djemve të tij.
Lejen për këto hetime e ka dhënë Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në fund të shkurtit.
Luis Moreno Ocampo, ka thënë se ai do t’ia dorëzojë dëshmitë një paneli prej tre gjykatësve, të cilët do të vendosin nëse të lëshohen urdhër arreste ndërkombëtare me akuzën për krime kundër njerëzimit.
Diplomatët thonë se ata presin që një nga tre të dyshuarit të jetë edhe udhëheqësi i Libisë, Gaddafi.