Feith bisedime për protokollin e përfolur
Pritet që Feith të përshkruajë protokollin si një marrëveshje teknike, pa konotacione politike, dhe si të tillë t’ua kërkojë pëlqimin liderëve kosovarë.
Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi do të kenë pak kohë të mendojnë dhe të japin një përgjigje për këtë marrëveshje. Nënshkrimi i protokollit për bashkëpunim ndërpolicor në mes EULEX-it dhe Serbisë, është mbështetur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe nga përfaqësues të vendeve të Kuintit.
Tani po diskutohet rreth protokollit për bashkëpunim ndërpolicor me Serbinë, por po thuhet se më vonë do të nënshkruhen protokolle edhe për doganat dhe gjyqësinë. (rtk/ start)